Në zyrat e komunës së Venecias janë ulur flamujt në gjysmështizë në shenjë zie qytetare për viktimat e aksidentit të ndodhur në Mestre.
Të paktën 21 persona, duke përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur pasi një autobus ra nga një urë poshtë dhe mori flakë.
“Flamujt në gjysmështizë në zyrat e Bashkisë së Venecias në shenjë zie qytetare për viktimat e aksidentit të ndodhur mbrëmë në Mestre”, thuhet në njoftim.
Bandiere a mezz’asta nelle sedi del Comune di Venezia in segno di lutto cittadino per le vittime dell’incidente verificatosi ieri sera a Mestre. pic.twitter.com/Lt8BHb5ymY
— Comune di Venezia (@comunevenezia) October 4, 2023
Kryebashkiaku i Venecias, Luigi Brugnaro, tha se kishte ndodhur një “tragjedi e madhe”.
Siç raporton BBC, autobusi ishte marrë me qira dhe po transportonte turistët midis Venecias dhe një kampingu në rrethin e afërt Marghera.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:45.
Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, paralajmëroi për mundësinë e rritjes së numrit të viktimave.