Flamuri shqiptar ulet në gjysmështizë në nderim të viktimave nga aksidenti tragjik në Greqi

Qeveria shqiptare ka shpallur ditë zie kombëtare ditën e diel, më pesë mars. Për të nderuar viktimat e këtij aksidenti tragjik, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike në Shqipëri, flamujt do të ulen në gjysmështizë

Flamuri shqiptar është ulur në gjysmështizë, të dielën e pesë marsit, në nderim të viktimave që humbën jetën si pasojë e aksidentit tragjik në Greqi, ku në mesin e viktimave ishin katër shqiptarë.

Kështu bëri të ditur, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një fotografie të shpërndarë në rrjetin e tij social, Facebook.

Qeveria shqiptare ka shpallur ditë zie kombëtare ditën e diel, më pesë mars. Për të nderuar viktimat e këtij aksidenti tragjik, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike në Shqipëri, flamujt do të ulen në gjysmështizë.

Katër prej viktimave të aksidentit mes dy trenave që ndodhi më 1 mars në Greqi janë shqiptarë. Kjo u bë e ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, pas komunikimit me autoritetet greke.

“Në radhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare. Ata janë: Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xhollas, Klaudia Lato”, kishte deklaruar Ministria e Jashtme.

Po ashtu, ata bënë të ditur se po presin rezultatet e ADN-së edhe për një shtetas tjetër shqiptar që është deklaruar i zhdukur nga familjarët e tij dhe policia greke.

Nga përplasja e dy trenave kanë vdekur të paktën 57 persona dhe janë lënduar dhjetëra të tjerë.

Në mesin e të lënduarve janë edhe tetë shtetas shqiptarë, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Ata po marrin trajtim të specializuar mjekësor në spitalin e Larisës në Greqi.

Në Greqi po vijojnë ende operacionet e shpëtimit dhe pritet identifikimi edhe i një personi tjetër.

Ky aksident, për të cilin Qeveria ia ka lënë fajin gabimit njerëzor, ka nxitur zemërim dhe protesta në Greqi.

Ministri grek i Transportit dha dorëheqje pas përplasjes së trenave, ndërsa në vend është hapur një debat i madh mbi sigurinë në transportin hekurudhor.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika