Flet gazetari i Dukagjinit që u pengua gjatë prononcimit të Valon Sylës në Emergjencë

Gazetari, Bekim Ibishi dhe drejtori i informacionit, Dibran Istrefi

Është gazetari i Dukagjinit, Bekim Ibishi ai i cili kishte arritur të realizonte një intervistë me gazetarin Valon Syla që u sulmua fizikisht mbrëmjen e së martës.

Por për këtë intervistë, gazetari Ibishi ishte penguar fizikisht nga sigurimi i Spitalit të Emergjencës që u asistua edhe nga Policia e Kosovës.

Në emisionin “Magazina” në Radio Dukagjini, Ibishi tregoi edhe vështirësitë në të cilat hasi gjatë realizimit të kësaj interviste.

“Nuk arrita të përfundoja të gjithë intervistën sepse u pengova nga sigurimi i emergjencës, i asistuar më pas edhe nga Policia. Filluan të më shtynin e tentuan të ma marrin telefonin”, ka thënë Ibishi.

Ky i fundit ka theksuar se gazetari Syla ishte përgjigjur me vullnetin e tij në intervistë dhe se filmimi paraqiste vetëm gazetarin Syla dhe jo pacientët.

Gjersa thekson se fillimisht reagimi i sigurimit dhe Policisë ishte i ashpër, Ibishi tregon se raportet u qetësuan përmes komunikimit me ç’rast, Ibishi thotë se informimi në kohë reale i publikut ishte qëllimi i tij për hyrjen në QKUK dhe tentimin për prononcim të Valon Sylës.

“Kur sulmohet gazetari sulmohet demokracia”, thotë Ibishi gjersa thekson se “nëse nuk kemi lirinë e shprehjes nuk kemi demokraci”.

Istrefi: Gazetarët e kanë parim të përmbushin detyrat e tyre

Ndërsa drejtori i Informacionit të RTV Dukagjini, Dibran Istrefi këtë pengim të punës së gazetarit Ibishi e ka cilësuar si cenim të demokracisë dhe fjalës së lirë.

Istrefi ka thënë se gazetarët e kanë parim të përmbushin detyrat e tyre dhe se interesi i publikut i mbron gazetarët që të thyejnë rregullat nganjëherë.

Sipas tij, konfiskimi i telefonit nuk mund të bëhet nga një zyrtar policor sepse në rastin e një gazetari është mjet i punës dhe kjo mund të bëhet vetëm pas disa procedurave.

“Publiku ka nevojë ta di se në një vend ku fjala e lirë është e garantuar me Kushtetutë, fjala e lirë nuk mund të cenohet pasi është sulm ndaj demokracisë”, ka thënë Istrefi.

Ndryshe, Gazetari Valon Syla është sulmuar fizikisht të martën në mbrëmje nga tre persona, të cilët deri më tash nuk janë arrestuar.

Në një përgjigje për Dukagjinin, Syla tha se ishte sulmuar nga “tre islamikë fanatikë”.

“Tre islamikë fanatikë më kanë sulmuar, shpejtë e shpejtë ka ndodhur edhe kanë ikë”, deklaroi ai për Dukagjinin.

EKSKLUZIVE: Valon Syla flet drejtpërdrejt nga QKUK pas sulmit, sigurimi shtyen fizikisht gazetarin e RTV Dukagjinit (VIDEO)

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika