Flet për RTV Dukagjini, ish-gjenerali Lushtaku, për dyshimet lidhur me plagosjen e dy policëve

Ish-komandanti i gardës ceremoniale të TMK-së ka konfirmuar prezencën e tij në stacionin policor lidhur me dyshimin se ka sulmuar dy zyrtarë policorë mirëpo nuk ka dhënë detaje, të cilat thotë se do t'i japë pas përfundimit të hetimeve. Zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë

Ish-gjenerali, Nuredin Lushtaku

Dyshohet se ish-gjenerali Nuredin Lushtaku ishte përfshirë në plagosjen e zyrtarëve policorë që ndodhi mëngjesin e hershëm të së dielës. Mirëpo, lidhur me këtë ai ka thënë për Portalin Dukagjini se nuk do të japë deklaratë deri në përfundimin e hetimeve nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shkëmbim zjarri në mes të dy pjesëtarëve të saj dhe disa të dyshuarëve është raportuar të ketë ndodhur në orët e hershme të së dielës, në Skenderaj, si pasojë e të cilit njëri nga zyrtarët policor është plagosour me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është  lënduar nga mjetet e forta.

Mësohet se personat e dyshuar për plagosjen e policëve janë ish-gjenerali Nuredin Lushtaku, dy djemtë dhe vëllezërit e tij.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ish-gjenerali Lushtaku për Portalin Dukagjini, i cili nuk ka dhënë detaje dhe ka thënë se nuk do të japë deklaratë deri në përfundimin e hetimeve nga Policia e Kosovës. Momentalisht, ai ka thënë se gjendet në stacionin policor.

“Unë jam në polici dhe nuk kisha dhënë deklarata njëherë derisa Policia t’i përfundon detyrat e saj”, ka thënë Lushtaku për Portalin Dukagjini.

Ndërkaq, bëhet e ditur se dy zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë.

“Të dy zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Deri në këtë fazë dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia. Lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Incidenti raportohet të ketë filluar nga dy djemtë e tij pas një shqiptimi të një tikete trafiku. Sherri kishte filluar me shfaqjen e ish-deputetit dhe dyshohet se të përfshirë në konflikt, ishin edhe të djemtë e tij.

Policia e Kosovës tashmë është vënë në lëvizje që të arrestohen të dyshuarit, të cilët kishin qëlluar me armë zjarri drejt zyrtarëve policorë, si dhe njëherësh, i kishin rrahur ata.

Ndër të tjera, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka konfirmuar për Portalin Dukagjini se deri më tani nuk ka policë të dyshuar për incidentin e mbrëmshëm në Skënderaj, ku mbetën të plagosur dy zyrtarë policorë.

“Hetimet lidhur me këtë incident do ti vazhdojë Policia e Kosovës (pasi që në bazë të veprimeve hetimore dhe pas konsultimeve me prokurorin kujdestar në këtë rast, deri në këtë fazë të hetimeve, nuk ka ndonjë zyrtar policor të dyshuar)”, ka thënë IPK për Portalin Dukagjini.

Lushtaku ishte nënkryetar i komunës së Skenderajt, deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e pestë të tij, dhe komandant i gardës ceremoniale të TMK-së.

Portali Dukagjini do t’iu mbajë të informuar me të gjitha detajet e reja lidhur me rastin.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika