Flet pronari i fabrikës që u dogj në Podujevë: Shkaktar është rryma, vlera e dëmit rreth 3 milionë euro

Gjatë ditës së sotme, fabrika për përpunimin e mjedrave “Kastrati sh.p.k” në fshatin Kërpimeh të Podujevës, është përfshirë nga zjarri

Fabrika për përpunimin e mjedrave “Kastrati sh.p.k” në fshatin Kërpimeh të Podujevës, është përfshirë nga zjarri ditën e sotme.

Pronari i kësaj fabrike, Valon Kastrati në një prononcim për Telegrafin ka bërë të ditur se shkaktar i zjarrit ka qenë rryma.

Ai ka thënë se vlera e dëmit të shkaktuar është diku mbi 3 milionë euro.

“Shkaktarë është rryma, vlera e dëmit është diku rreth 3 milionë euro. Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Zjarri nuk është shuar ende”, ka thënë Kastrati.

Ai ka treguar se në këtë fabrikë kanë qenë të punësuar 22 punëtorë./Telegrafi

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika