Gazetari Xhemajl Rexha, duke raportuar nga Minnesota, ka dhënë një përshkrim të procesit të votimit për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Në përshkrimin e tij, ai theksoi se fletëvotimi është gjatë dhe përmban një listë të gjerë emrash, duke u ndalur tek kandidatët për president dhe zëvendëspresident, si Donald Trump dhe Kamala Harris.
“Fletëvotimi është shumë i gjatë, dhe ka shumë emra. Ky është për shtetin e Minnesotas. Këtu janë emrat për president dhe zëvendëspresident. Donal Trump dhe Kamala Harris bashkë me zëvendësit e tyre janë të parët… Janë 9 kandidatë në garë, 9 parti janë. Kurse pjesa tjetër, janë edhe disa pyetje. Kurse në anën tjetër janë gjykatësit dhe prokurorët. Këtu ka kohë të mbyllen vendvotimet edhe tri orë”, ka thënë Rexha në një linjë direkte në Debat Plus në RTV Dukagjini.
Rexha gjithashtu u ndal te disa suvenire që lidhen me Partinë Republikane.