Flota ruse e Paqësorit është vënë në gatishmëri të lartë

Flota ruse e Paqësorit është vënë në gatishmëri të lartë për shkak të stërvitjeve ushtarake

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu merr pjesë në një takim me presidentin bjellorus Alexander Lukashenko në Minsk, Bjellorusi, 10 prill 2023. BelTA/

Flota ruse e Paqësorit është vënë në gatishmëri të lartë për shkak të stërvitjeve ushtarake, ka theksuar ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Sipas tij, qëllimi i stërvitjeve të Flotës së Paqësorit, e cila është e vendosur në Vladivostok, në lindjen e largët Ruse, është të testojë kapacitetin e forcave të armatosura ruse për përgjigje ndaj agresionit.

Përveç lëshimit të raketave, në stërvitje do të përfshihen edhe bombardues strategjikë me kapacitet bërthamor dhe avionë të tjerë luftarakë, përkrah atyre të forcave ajrore të Flotës së Paqësorit, ka thënë Shoigu.

Ushtria ruse ka përqëndruar shumicën e forcave të saj në vijën e frontit në Ukrainë, por ka vazhduar të kryejë stërvitje të rregullta ushtarake në të gjithë Rusinë, për t’i trajnuar forcat dhe për të demonstruar gatishmërinë e tyre.

Shoigu, në një fjalim drejtuar udhëheqjes së lartë ushtarake, tha se skenari për manovrat e sotme parashikon një përgjigje ndaj përpjekjes së armikut për të ardhur në ishullin Sakhalin dhe në ishujt jugor të Kurilit.

Admirali Nikolai Yevmenov, i cili kryeson marinën ruse, do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e stërvitjeve, ka thënë Shoigu.

Japonia pretendon të drejta territoriale ndaj ishujve Kuril, të cilët i quan Territoret veriore. Ato u morën nga Bashkimi Sovjetik në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, dhe për shkak të asaj mosmarrëveshjeje, të dyja vendet nuk nënshkruan zyrtarisht një traktat paqeje për t’i dhënë fund armiqësive.

Vitin e kaluar, Rusia njoftoi se pezulloi bisedimet e paqes me Japoninë, në shenjë proteste ndaj sanksioneve japoneze kundër Moskës, për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë.

Vitet e fundit, Rusia ka rritur praninë e saj ushtarake në ishuj dhe ka vendosur avionë luftarakë modernë, raketa kundër anijeve dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

Stërvitjet e Flotës së Paqësorit filluan disa ditë para vizitës së paralajmëruar të ministrit kinez të Mbrojtjes, gjeneralit Li Shangfu në Moskë.

Vizita treditore e presidentit kinez, Xi Jinping, muajin e kaluar, tregoi partneritetin midis dy vendeve kundër përpjekjeve perëndimore për të izoluar Rusinë për shkak të sulmit të saj ndaj Ukrainës.

Moska dhe Pekini akuzojnë Uashingtonin se po kërkon t’i izolojë dhe të ndalojë zhvillimin e tyre, sepse, siç pretendojnë, ato paraqesin sfidë për SHBA-në, për udhëheqjen rajonale dhe globale.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika