Fluks automjetesh te Dheu i Bardhë, shkak zgjedhjet në Serbi

Ndonëse në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, nuk raportohet për pritje e kolona të gjata në hyrje – dalje, megjithatë TV Dukagjini ka siguruar fotografi në këtë pikë kufitare ku shihet një numër i madh i automjeteve që presin të dalin nga territori i Kosovës

Foto: Dorentina Thaqi

Fluks automjetesh është parë të dielën në pikën kufitare Dheu i Bardhë, për shkak të zgjedhjeve komunale në Serbi.

Qytetarët serbë po votojnë në zgjedhjet lokale në Beograd dhe në 88 qytete dhe komuna të tjera, përfshirë dhe në Luginën e Preshevës.

Ndonëse në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, nuk raportohet për pritje e kolona të gjata në hyrje – dalje, megjithatë TV Dukagjini ka siguruar fotografi në këtë pikë kufitare.

Qendra kombëtare për menaxhim kufitar njofton se në këtë pikë kufitare hyrjet dhe daljet janë 3 deri në 5 minuta.

Ndërkaq, nga ora 07:00 në Preshevë dhe Bujanoc, janë hapur vendvotimet për zgjedhjet e nivelit lokal. Kjo është konfirmuar për Radio Televizionin e Kosovës nga Komisionet Komunale Zgjedhore në Preshevë dhe Bujanoc, ku nuk evidentohet ndonjë incident i çfarëdo lloj natyre.

Presheva ka rreth 43500 votues të cilët do të votojnë në 37 qendra të vendvotimit për 39 mandate. Në Bujanoc kanë të drejtë vote gjithsej 43046 votues të cilët do të votojnë në 59 vendvotime për 41 mandate.

Në të dy komunat vlen rregulli i njëjtë, i arritjes së shumicës prej 21 mandateve të këshilltarëve për të arritur zgjedhjen e kryetarit të komunës, i cili pra nuk zgjidhet me votën e drejtpërdrejt.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika