Fluks i madh automjetesh, pritje deri në dy orë në kufirin e Jarinjës

Fluksi i madh i automjeteve ka shkaktuar pritje të gjata, me vonesa deri në dy orë në pikën kufitare të Jarinjës

Me kthimin e mërgimtarëve për festat e fundvitit, fluksi i automjeteve në pikat kufitare të Kosovës ka pësuar një rritje të ndjeshme.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në disa pika kufitare automjetet janë duke pritur deri në 120 minuta.

Në pikën kufitare të Jarinjës, pritjet për hyrje janë më të gjata, nga 90 deri në 120 minuta, me një kolonë që arrin deri në 500 metra.

Po ashtu, në pikën e Dheut të Bardhë, pritjet janë mes 60 dhe 70 minuta, me një kolonë deri në 700 metra.

Në pikat e tjera kufitare, situata është më e qetë. Në Merdarë, pritjet për hyrje janë 10-15 minuta, ndërsa për dalje 3-5 minuta. Në Muçibabë, pritjet për hyrje janë 20 minuta, me kolonë 100 metra. Pikat kufitare si Bërnjak, Hani i Elezit dhe Kulla kanë pritje të shkurtra, nga 3 deri në 5 minuta për hyrje dhe dalje.

Autoritetet kufitare kanë kërkuar durim dhe sugjerojnë që qytetarët të përdorin pikat kufitare me fluks më të ulët për të shmangur vonesat.

Të dhënat janë përditësuar më 22 dhjetor, në orën 18:29.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika