Fluks i madh i qytetarëve në transportin publik drejt “SunnyHill”, flet nënkryetari i Komunës së Prishtinës

Nënkryetari Zogaj ka thënë se pritet që autobusat të merren nga linjat e tjera apo të vihen në shërbim për transportin e qytetarëve

Një fluks i madh i qytetarëve është parë në autobusat e linjës 4, të cilët dërgojnë udhëtarët drejt parkut të Gërmisë, aty ku njëherësh pritet të mbahet festivali “SunnyHill”.

Këtë e ka konfirmuar Portalin Dukagjini, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

“Policia janë në krejt qytetin, në Gërmi ka numra të shtuar të Policisë dhe kjo pjesë e qytetit është më e ngarkuara”, ka thënë Zogaj gjersa ka shtuar se në këtë festival pritet të jenë prezentë mbi 25 mijë persona.

Përveç pjesëtarëve të rendit, do të ketë edhe sigurim privat i cili do të jetë nën menagjimin e “SunnyHill”.

Përveç kësaj, ai ka thënë se pritet që autobusat të merren nga linjat e tjera apo të vihen në shërbim për transportin e qytetarëve.

Ndër të tjera, nënkryetari Zogaj ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës ka ndërmarrur masat që pritet të realizohen pas përfundimit të festivalit, masa që përfshijnë mirëmbajtjen e parkut.

Bëhet e ditur se dy autoambulanca dhe ekipi mjekësor janë marrë nga Qendrat e Mjekësisë Familjare që të jenë në shërbim të pjesëmarrësve të festivalit “SunnyHill”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika