Interesimi për të blerë tekste shkollore, vazhdon të jetë i lartë edhe nja javë para fillimit të vitit të ri shkollor.
Sikurse në të gjitha qytetet tjera, edhe këtu në librarinë “REAL AA” në Mitrovicë, ka numër të madh të blerjeve të teksteve shkollore.
Pronarja e kësaj librarie, tha se e mira është që qytetarët blerjen kanë filluar më herët që mos të ketë tollovi në ditët e para të shtatorit.
Arbnora Alidemaj, pronare e librarisë “REAL AA “, tha se “Qytetarët kanë filluar me i ble më herët, janë më të qetë, jo sikurse vitin e kaluar, mirë është”.
Alidemaj thotë se janë pajisur me shumicën e testeve shkollore. Ndërkaq, këto ditë janë detyruar që të angazhojnë edhe staf shtesë.
Arbnora Alidemaj, pronare e librarisë REAL AA shtoi se “Është deshtë të marrim një numër më të madh të punëtorëve, është deshtë edhe familjarët me na ndihmu, se është një fluks goxha i madh edhe ndoshta edhe prej vitit të kalum, jemi mësu”.
Alidamaj shton se në ditët në vazhdim pret që të ketë një fluks më të madh të qytetarëve.