Flutura Kusari dekorohet me Urdhrin prestigjioz të Meritave të Republikës Federale të Gjermanisë

Flutura Kusari, avokate e lirisë e mediave, është dekoruar me Urdhrin prestigjioz të Meritave të Republikës Federale të Gjermanisë nga Presidenti, Frank-Walter Sterinmeier

Flutura Kusari, avokate e lirisë së mediave, është dekoruar me Urdhrin prestigjioz të Meritave të Republikës Federale të Gjermanisë.

Kusarit, çmimi iu dha nga Presidenti Federal Gjerman, Frank-Walter Sterinmeier.

“Çmimi është njohje e punës dhe motiv për të vazhduar aktivizmin. Jashtëzakonisht e nderuar dhe tejet falenderuese”, ka shkruar Kusari në rrjetin social Facebook.

Tutje Kusari ka thënë se është falënderuese për bursën Chevening që për herë të parë i është dhënë mundësia të studioj të drejtën e medias.

Pjesë e ceremonisë së ndarjes së këtij çmimi ishte edhe Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjag.

Jahjaga tha se “Përpjekjet e saja pa frikë për drejtësi dhe liri të mediave, na kujtojnë rëndësinë e angazhimit të të gjithë neve në kultivimin e një shoqërie ku e vërteta mbizotëron”.

Me një postim në Facebook edhe ish ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e ka uruar Kusarin duke thënë se është “Ndjenjë krenarie”.

“Gratë po e ndritin e lartësojnë Kosovën”, tutje ajo ka vazhduar “Flutur, vazhdo me fluturu, e me na lartësu”, ishin fjalët e Çitakut.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit ishin të pranishëm shumë figura të shoqërisë civile, mediave dhe nga politika.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika