“Fly Girl”, projekti i ri muzikor i grupit “FLO”

Grupi "FLO" kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor në bashkëpunim me artistin Missy Elliott

Renée Downer, Stella Quaresma dhe Jorja Douglas janë tri këngëtaret që e themeluan grupin e quajtur “FLO”,  e që tashmë janë rikthyer me këngën e tyre të parë për vitin 2023.

Artistet e grupit “FLO” në një komunikatë për media kanë diskutuar detajet për klipin e tyre më të ri.

Detaji kryesor i këngës është edhe pjesëmarrja e artistit, ylli legjendar i muzikës, Missy Elliott.

Ato kanë theksuar se “Fly Girl” flet për vetëbesimin, ndjenjat e bukura dhe pozitivitetin. Është një këngë e cila të bën të ndihesh e lumtur, energjike dhe në të njëjtën kohë përmban tekst të mrekullueshëm dhe vokale fantastike. Është një shkrirje e përkryer e stilit të vjetër të muzikës R&B dhe atij modern, me një kontribut unik të ikonës Missy Elliott. Neve na pëlqen shumë ky projekt dhe jemi të lumtura që e kemi publikuar një këngë, e cila shpresojmë që do t’i bëjë dëgjuesit të ndihen plot vetëbesim dhe më e rëndësishmja, të ndihen të lumtur”.

Kënga e cila i ngjason hitit të Missy Eliotit të lansuar në vitin 2002, “Work It”, është realizuar nga producenti britanik, MNEK.

“Më kujtohet që disa adhurues më dërguan video ku ato shihen duke performuar, dhe unë menjëherë e ndjeva një atmosferë autentike të viteve ’90 në muzikën e tyre. Po ashtu, më pëlqeu fakti që të gjitha këndojnë bukur dhe kanë kontroll të mirë të vokalit, prandaj kur më kërkuan të jem pjesë e këngës ‘Fly Girl’, pranova pa hezitim”, ka theksuar Missy Eliot.

“Fly Girl” është mirëpritur nga publiku me t’u publikuar në platformën muzikore YouTube. Madje disa prej tyre po e krahasojnë grupin dhe muzikën e tyre me ikonat e zhanrit R&B, “Destiny’s Child”.

 

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika