FMN: Shqipëria më rritjen më të ulët ekonomike në rajon

Në raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), është bërë e ditur se Shqipëria, është vendi me  rritjen më të ulët ekonomike në rajon, të parashikuar për vitin 2022

Në Shqipëri nga parashikimet e më hershme të FMN-ës, del se nga 4.5 për qind që pritej të ishte rritja ekonomike, tani ajo parashihet të rritet vetëm 2.0 për qind.

Rritja më të vogël ekonomike, do të jetë për ato vend të cilat janë më pranë Ukrainës.

Rënia ekonomike, do ta godet fuqishëm Ukrainë ku mendohet se do të jetë prej 35 për qind, ndërsa Rusia do të këtë 8.5 për qind rënie ekonomike.

Rënia ekonomike nuk e ka harrua as aleatin e saj Bjellorusin, ku ka pasur një rënje më një minus prej 6.4 për qind, kështu radhitën vendet me ulejnë e më të madhe në Evropë ku në mesin e tyre e gjenë edhe Shqipërinë.

Parashkimiet për rritje ekonomike nga FMN

Në vendet e Ballkanit Perëndimorë, i vetëmi vend është Mali i Zi që do të këtë rritjen më të madhë ekonomikesipas parashikimeve të FMN-së me 3.8 për qind, i pasuar nga Serbia me 3.5 për qind, dhe Maqedonia e Veriut me 3.2 për qind.

Rritja ekonomike në Kosova, do të jetë 2.8 për qind, ndërsa Bosnjë dhe Hercegovina me 2.4 për qind.

Shqipëria është e fundit në të gjithë Rajonin sa i përket këtij parashikimi.

FMN, ka publikuar me parashikime, jo optimiste për sa i përketë rritjes ekonomike në vitet e ardhshme, ku viti pasues projektohet me rritje 2.8% nga organizata ndërkombëtare.

ilustrimi

Projeksioni i rritjes ekonomike në plan afatgjatë deri më 2027 del se shkon deri 3.4 për qind, rritje ekonomike vjetore.

Lufta në mes Rusisë dhe Ukrainës ka afektuar jo vetëm rajonin por tërë botën, duke  ngadalësuar rimëkëmbjen e post-pandemisë COVID-19 në tërësi, dhe duke goditur mbi të gjitha vendet me ndikim të vogël ekonomik.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika