Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) që është një agjenci kryesore financiare e Kombeve të Bashkuara dhe një institucion financiar ndërkombëtar me seli në Washington, e përbërë me mbi 190 vende, në një shkrim të postuar në Facebook, ka vlerësuar lart bashkëpunimin me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti.
Në këtë postim është cituar guvernatori Mehmeti, ku thuhet se asistenca teknike e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka pasur një ndikim të madh në forcimin e kapaciteteve të Bankës Qendrore.
“Asistenca teknike e FMN-së ka pasur një ndikim të madh. Mbështetja fillestare na ndihmoi të vendosim funksionet kryesore të institucionit tonë, duke formësuar strukturën e sistemit tonë financiar dhe stabilitetin e tij; mbështetja e vazhdueshme po na ndihmon në forcimin e qeverisjes dhe kapaciteteve tona teknike që janë të nevojshme për përballen me sfidat e reja dhe kompleksitetin në rritje të rreziqeve dhe pasigurive globale”, ka thënë Mehmeti që citohet në postimin e FMN-së.
Çfarë është Rishikimi i Stabilitetit të Sektorit Financiar (FSSR) i FMN-së?
Është një instrument për zhvillimin e kapaciteteve që ofron një bazë diagnostike, identifikon dobësitë kryesore në sistemet financiare, kapacitetet institucionale dhe zhvillon një plan veprimi afatmesëm, me prioritet për reformat e sektorit financiar të renditura mirë, dhe gjithashtu plotësohet nga zhvillimi i kapaciteteve përcjellëse, aty ku nevojitet më së shumti.