Fondi për Sigurinë, mbahet konfidencial

Qeveria e Kosovës ka hapur Fondin për Siguri më dy mars të këtij viti por që deri më tash nuk ka pranuar që të tregoj sa është shuma e mbledhur për këtë fond që i dedikohet Forcës së Sigurisë së Kosovës. Këtë po e shohin si të pa arsyeshme anëtaret e Komisionit për Çështje të Sigurisë në Kosovë

Forcat e Sigurisë së Kosovës

Kërkesa për ndihmë u bë publike, por kur vije puna te publikimi i shifrës së mjeteve të grumbulluara, gjërat bëhen konfidenciale.

Është fondi për Siguri i krijuar nga Qeveria e Kosovës në fillim të marsit të këtij viti, shuma e të cilit nuk po bëhet publike.

Vendimin e Qeverisë që këtë informacion ta mbajë konfidencial, po e sheh të paarsyeshëm, deputeti i PDK-së Hisen Berisha.

Deputti i PDK-së, Hisen Berisha

Berisha që është anëtar i Komision për çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka dyshime për mënyrën e grumbullimit të mjeteve.

“ Kemi bërë qëndrim unik rreth këtij fondi se është ilegal dhe se forca nuk mund të financohet nga parat që s’ju dihet prejardhja, baza ligjore nuk qëndron, kjo është antikushtetues. Ky fond ka mund të krijohet në forma të tjera e pastaj të sillet në Kuvend. Ajo çka është shqetësues është fakti se në kërkesën tonë si komision që të dihet shuma dhe si po administrohet kjo kemi pas një tallje nga kryeministri se aty ka shifër shtatë shifror. Ky është ilegal si fond”.

Ai thotë se mënyra e hapjes së fondit është ilegale, derisa paralajmëron se më të ardhur në pushtet PDK-ja, do të themelojë një komision hetimorë.

“Forca duhet të financohet nga buxheti i shtetit dhe në rrugë ligjore. ISG dhe qëndrimi im është se ky fond mund të ketë prejardhje të dyshimta dhe mund ta komprimentojnë procesin e tranfsormimit të FSK-së. Në momentin që do të jemi në pushtet do të themelojmë një komision hetimor për këtë fond”, ka thënë deputeti Berisha.

Se askund nuk ka një rregull për ta klasifikuar këtë fond e thotë edhe anëtari tjetër i komisionit, Anton Quni.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni

“Për ngritjen e këtij fondi të zhvillimit dhe mënyra si do të udhëhiqet me të, kemi mungesë të informative dhe s’kemi njohuri. Arsyeja pse s’ka ndonjë transparencë është më arsyen se është sekret shtetëror. Por kjo s’duhet të jetë pasi asnjë shtet nuk ka kësi sekretesh. Përkundrazi kërkohet që institucionet duhet të jenë llogaridhënëse për çdo cent”.

Sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ky vendim për fond më shumë është bërë nga presioni publik pas zhvillimeve në Ukrainë.

“ Unë mendoj që ky reagim është bërë më shumë pas kërkesës së një opinioni që u ndërtua që të jetë një vëmendje më e madhe për financimin e strukturave të sigurisë. Fondet duhet të krijohen më strategji të qëndrueshme politiko-ekonomike”, ka thënë Quni.

Për këtë çështje, RTV Dukagjini, ka kërkuar sqarime edhe nga Ministria e Financave, që është përgjegjëse për këtë fond.

Por, nga ky institucion ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika