Forca Detare e Shqipërisë trajnon zhytësit e FSK-së në Pashaliman

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi ka thënë se dy ekipet zhvilluan lloje të ndryshme stërvitjesh duke theksuar se bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Shqipërisë vazhdon ende

Pamje nga video-ja e publikuar përgjatë trajnimeve

Zhytësit e Forcës Detare të Republikës së Shqipërisë kanë përfunduar trajnimet njëjavore në Pashaliman me zhytësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi ka  njoftuar se tradita e bashkëpunimit mes të dy vendeve vazhdon akoma gjersa ka përmendur stërvitjet e zhvilluara nga ekipet, në Pashaliman të Shqipërisë.

“Gjatë trajnimit njëjavor në Pashaliman, u zhvilluan zhytje ambientuese me arritje të thellësi deri në 3-12m, kërkim me mbështetje nga gomonia, orientim me busull dhe format e kërkimit me pamje kufizuese, eliminimi i pengesave gjatë kërkimit nën ujë, etj”, ka shkruar Peleshi në Facebook.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika