Forcat ajrore britanike do të përgjojë sulmet e Iranit “siç kërkohet”

Aviacioni ushtarak britanik ka njoftuar se tashmë janë duke operuar në qiejt e rajonit të trazuar dhe se do të përgjojë sulmet e Iranit "siç kërkohet"

RAF

Avionët e Forcave Ajrore të Britanisë së Madhe (RAF) në rajon “do të përgjojnë çdo sulm ajror brenda rrezes” së misioneve ekzistuese të Mbretërisë së Bashkuar në Lindjen e Mesme “siç kërkohet”, thotë Ministria e Mbrojtjes.

Britania gjithashtu u kërkon palëve në konflikt të de-përshkallëzojnë situatën e krijuar.

Një deklaratë tjetër e Ministrit të Mbrojtjes, Grant Shapps, thotë se mjete shtesë të RAF janë vendosur tashmë në rajon, duke përfshirë avionë dhe cisterna të karburantit ajror.

“Unë dënoj fuqishëm sulmin e pakuptimtë ajror që Irani ka nisur ndaj Izraelit,” thotë ai. “Ajo nuk shërben për asnjë përfitim tjetër veçse për të minuar më tej sigurinë rajonale,” është shprehur ndër të tjera Shapps.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika