Forcat Ajrore shqiptare hapin dyert për pilotët e FSK-së

Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, pilotët e FSK-së kanë filluar të ndjekin në Bazën Ajrore të Farkës programin e rifreskimit teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopter

Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes në mes të dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë, pilotët e FSK-së kanë filluar të ndjekin në Bazën Ajrore të Farkës programin e rifreskimit teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopter.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ky program është i detyrueshëm për ekuipazhet për të mbajtur reflekset e fluturimit.

Maqedonci është shprehur mirënjohës ndaj homologut të tij nga Shqipëria, Niko Peleshi, për vullnetin dhe përkushtimin e tij

“Ministri Maqedonci u shpreh mirënjohës për vullnetin dhe përkushtimin e homologut të tij nga Shqipëria, ministrit Niko Peleshi, për të rritur bashkëpunimin dhe për të mbështetur FSK-në në ndërtimin e kapaciteteve të reja”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika