Forcat e Izraelit vrasin një 17-vjeçar në Palestinë

Ministria palestineze e Shëndetësisë thotë se trupat izraelite kanë qëlluar dhe vrarë një palestinez 17-vjeçar gjatë një bastisjeje në Bregun Perëndimor

Mediat lokale palestineze dhe Ministria e Shëndetësisë, kanë bërë të ditur se trupat izraelite kanë qëlluar për vdekje një adoleshent palestinez derisa luftimet kishin shpërthyer gjatë  hyrjes së ushtarëve izraelitë në një qytet në Bregun Perëndimor, i cili është pushtuar të shtunën.

Izraeli kanë thënë se, të shtënat kanë ardhur gjatë një beteje me militantët lokalë në muajt e fundit, në një kohë të intensifikimit të aktivitetit ushtarak izraelit në qytetin verior të Jeninit në Bregun Perëndimor.

Ministria e identifikoi adoleshentin e vdekur si Amjad al-Fayyed, 17 vjeç. Sipas saj, një palestinez tjetër 18-vjeçar ishte në gjendje kritike pasi u plagos nga të shtënat izraelite.

Mediat lokale raportuan se, përleshjet shpërthyen jashtë kampit të refugjatëve të Jeninit kur forcat izraelite sulmuan zonën.

Në një deklaratë, ushtria ka thënë se ushtarët hapën zjarr pasi persona të armatosur qëlluan mbi ta nga një automjet që kalonte. Gjithashtu, të dyshuarit kanë hedhur edhe eksplozivë drejt ushtarëve.

Izraeli ka rritur aktivitetin e tij ushtarak në Jenin javët e fundit, në përgjigje të një serie sulmesh vdekjeprurëse brenda Izraelit. Disa sulmues ishin nga zona e Jeninit, e cila njihet si bastion i militantëve palestinezë, raporton AP.

Më 11 maj, një gazetare palestinez veteran i kanalit satelitor Al Jazeera është vrarë derisa mbulonte një operacion ushtarak izraelit në kampin e refugjatëve Jenin. Familja e Shireen Abu Akleh, transmetuesi, Autoriteti Palestinez dhe dëshmitarët akuzuan Izraelin se kishte qëlluar korrespondentin e kanalit të Katarit. Sipas Izraelit, kishte një përleshje të ashpër me armë në atë kohë dhe nuk është e qartë nëse ajo është vrarë nga të shtënat izraelite apo palestineze.

Foto: AP

Izraeli ka bërë thirrje për një hetim të përbashkët mjeko-ligjor, por ky hetim është refuzuar nga palestinezët, duke thënë se Izraelit nuk mund t’i besohet.

Ata po kryejnë hetimet e tyre dhe thonë se do t’i ndajnë rezultatet e tyre me vendet e tjera, por jo me Izraelin.

Zyrtarët ushtarakë izraelitë të enjten thanë se ushtria ka identifikuar pushkën e një ushtari që mund të ketë vrarë Abu Akleh, por thanë se nuk mund të jetë e sigurt nëse palestinezët nuk e dorëzojnë plumbin për analizë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika