Forcat ruse tërhiqen nga Ishulli i Gjarpërit

Forcat ruse janë tërhequr nga Ishulli i Gjarpërit në Detin e Zi, të cilin Rusia e kishte pushtuar menjëherë pas ndërhyrjes ushtarake të Ukrainës, duke e cilësuar si një përpjekje për krijimin e një korridori humanitar për eksportin e produkteve bujqësore nga Ukraina

Foto: Ishulli i Gjarpërit

Forcat ruse janë tërhequr nga Ishulli i Gjarpërit në Detin e Zi, të cilin Rusia e kishte pushtuar menjëherë pas ndërhyrjes ushtarake të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Rusia këtë e ka cilësuar si një përpjekje për krijimin e një korridori humanitar për eksportin e produkteve bujqësore nga Ukraina, ndërsa zyrtarët e qytetit portual të Odesas së Ukrainës, këtë gjë e kishin konsideruar si një evakuuim pas sulmeve me raketa dhe artileri, raporton CNN.

“KABOOM!”Nuk ka më trupa ruse në ishullin e gjarpërinjve. Forcat tona të Armatosura bënë një punë të shkëlqyer”, ka shkruar në Twitter Andriy Yermak, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Megjithatë, Rusia dha një tregim paksa të ndryshëm për largimin e tyre nga Ishulli i Gjarpërit, transmeton Portali Dukagjini.

Gjeneral-lejtnant i Forcave të Armatosura Ruse dhe zëdhënësi i ushtrisë ruse, Igor Konashenkov ka thënë në një konferencë se forcat ruse u larguan nga ishulli “si një gjest i vullnetit të mirë”.

Ai ka shtuar se forcat e Armatosura të Federatës Ruse përfunduan përmbushjen e detyrave të caktuara në ishullin e gjarpërinjve dhe tërhoqën garnizonin që kishte vepruar atje.

“Kjo zgjidhje do të parandalojë Kievin të spekulojë mbi një krizë të afërt ushqimore duke përmendur pamundësinë për të eksportuar drithëra për shkak të kontrollit total të pjesës veriperëndimore të Detit të Zi nga Rusia”, ka thënë Konashenkov.

Ndryshe, më 24 shkurt, autoritetet raportuan se trupat ruse kishin pushtuar ishullin ukrainas të Detit të Zi, Zmeiny, ku mbetën të vrarë 13 roje kufitare.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika