Forcat turke vrasin liderin e ISIS-it në Siri, Abu Hussein al-Qurashi

Luftëtarët e ISIS parakalojnë nëpër rrugët e Raqqa, qershor 2014.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se forcat e inteligjencës turke kanë vrarë liderin e dyshuar të grupit ISIL (ISIS), Abu al-Hussein al-Husseini al-Qurashi.

Erdogan ka thënë se inteligjenca turke kishte monitoruar udhëheqësin e dyshuar të grupit të linjës së ashpër për një kohë të gjatë, përpara se të fillonin operacionin e tyre.

“Ky individ u neutralizua si pjesë e një operacioni nga organizata kombëtare turke e inteligjencës në Siri, dje”, ka thënë Erdogan në një intervistë për transmetuesin TRT Turk të dielën.

“Ne do të vazhdojmë luftën tonë me organizatat terroriste pa asnjë diskriminim”, ka shtuar presidenti.

Burimet siriane lokale dhe të sigurisë thanë se bastisja ndodhi pranë qytetit verior të Sirisë, Jinderes, i cili kontrollohet nga grupet rebele të mbështetura nga Turqia dhe ishte ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 6 shkurtit që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Ndërsa, akoma nuk ka asnjë njoftim nga ISIL (ISIS). Ushtria Kombëtare Siriane, një fraksion opozitar me një prani sigurie në zonë, nuk bëri menjëherë asnjë koment.

Një korrespondent nga agjencia e lajmeve AFP në Sirinë veriore ka thënë se agjentët e inteligjencës turke dhe policia ushtarake lokale, e mbështetur nga Turqia, kishin mbyllur një zonë në Jindires të shtunën.

Banorët i thanë AFP-së se një operacion kishte shënjestruar një fermë të braktisur që po përdorej si shkollë islame.

Një banor i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se përleshjet filluan në buzë të qytetit gjatë natës nga e shtuna në të dielën, duke zgjatur për rreth një orë, përpara se banorët të dëgjonin një shpërthim të madh.

Zona më vonë u rrethua nga forcat e sigurisë, për të mos lejuar që dikush të afrohej.

Al-Qurashi u bë udhëheqës i ISIL (ISIS) në nëntor 2022, pasi paraardhësi i tij u vra.

Grupi ISIL (ISIS) pushtoi zona të gjera të Irakut dhe Sirisë në vitin 2014, dhe kreu i tij në atë kohë, Abu Bakr al-Baghdadi, shpalli një kalifat islamik në një zonë që ishte shtëpia e miliona njerëzve.

Por grupi humbi kontrollin e tij në territor, pas fushatave nga forcat e mbështetura nga SHBA në Siri dhe Irak, si dhe forcat siriane të mbështetura nga Irani, Rusia dhe paraushtarakë të ndryshëm.

Luftëtarët e saj të mbetur tani fshihen kryesisht në zona të largëta të Sirisë dhe Irakut, dhe ende kryejnë sulme herë pas here.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika