Forcohet pasaporta e Kosovës, e 54-ta në botë

Pas liberalizimit të vizave, pasaporta e Kosovës ka përjetuar një rritje të konsiderueshme në ranglistën botërore të indeksit të pasaportave. Deri më 31 dhjetor, pasaporta kosovare ishte në vendin e 91-të në këtë ranglistë, ndërsa tani është ngritur në vendin e 54-të

Pas liberalizimit të vizave, pasaporta e Kosovës është fuqizuar në radhitjen botërore.

Nga vendi i 91-të që ishte deri më 31 dhjetor në ranglistën botërore, sipas indeksit të pasaportave, tani pasaporta kosovare është e 54-ta në botë për nga fuqia e saj.

Me pasaportën e Kosovës, pa vizë, mund të udhëtohet në 48 shtete, në 41 të tjera viza mund të merret pas mbërritjes e për 107 shtete të tjera nevojitet vizë.

Në kontinentin evropian, pasaporta e Kosovës është më e fuqishme sesa ajo e Armenisë dhe Azerbajxhanit, por prapa atyre të Ballkanit Perëndimor.

Në rang evropian, pasaportat më të fuqishme janë ato të Gjermanisë, Spanjës, Francës, Italisë e Holandës.

Në rang global, pasaporta më e fuqishme është ajo e Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila siguron hyrje pa viza në 90 për qind të shteteve të botës, duke vendosur një standard të lartë për liritë e udhëtimit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika