Formacionet e mundshme për lojën Barcelonë-Inter

Të martën e 4 tetorit do të zhvillohet ndeshja mes Barcelonës dhe Interit në stadiumin “Giuseppe Meazza”, ndeshje kjo në të cilën do të ketë mungesë lojtarësh por që të dyja ekipeve iu nevojiten pikët e ngjashme





Në stadiumin “Giuseppe Meazza” sonte do të zhvillohet sfida më interesante dhe më e rëndësishme për e Grupit C ndërmjet Interit dhe Barcelonës.

Të dy skuadrat kanë nevojë për tre pikë të plota në mënyrë që të bëjnë një hap të rëndësishme drejt sigurimit të kalimit në fazën tjetër duke e ditur se vendi i parë sipas të gjitha gjasave do t’i takojë Bayernit.

Në prag të kësaj sfide, të dyja skuadrat kanë disa mungesa të rëndësishme, andaj pritet të ketë edhe ndryshime në formacion.

Në radhët e ekipit italian mungojnë Brozovic, Lukaku dhe Cardoz, ndërsa në dyshim serioz është edhe sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez.

Në vend të kroatit Brozovic, trajneri Simone Inzaghi ka lënë të kuptohet se mund të startojë mesfushori shqiptar Kristjan Asllani.

Te Barcelona mungojnë pesë lojtarë, Araujo, Bellerin, Kounde, Depay dhe De Jong.

Këto janë formacionet e mundshme:

Inter: (3-5-2): Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Asllani, Calhanoglu, Dimarco; Martinez, Dzeko

Barcelona: (4-3-3): ter Stegen; Roberto, Garcia, Christensen, Balde; Gavi, Busquets, Pedri; Raphinha, Lewandowski, Dembele.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika