Real Madird dhe Liverpool, janë dy skuadrat që luftuan në finalen e Ligës së Kampionëve, dhe se nuk është çudi që shtatë nga 11 lojtarët vijnë nga të dy klubet për formacionin më të mirë të sezonit 2021-2022, formacion i zgjedhur nga Marca.
XI më i mirë është: Courtois; Alexander-Arnold, Van Dijk, Alaba, Cancelo, Rodri, De Bruyne, Modric, Salah, Vinicius dhe Benzema.
Në gol, nuk ka asnjë befasi që Courtois do të jetë në formacionin e vitit.
Në mbrojtje, janë dy lojtarë të Liverpool, Alexander-Arnold dhe Van Dijk, një nga Real Madrid, Alaba dhe një nga Manchester City, Cancelo.
Në mesfushë, Luka Modric, së bashku me dy lojtarët e Pep Guardiolës, Rodri dhe De Bruyne.
Në krye, nuk ka asnjë dyshim për përfshirjen e Benzema dhe Vinicius , me Salah që përmbyll treshen e sulmit.
Marca gjithashtu ka bërë renditjen e 100 lojtarëve më të mirë të sezonit që lamë pas.