Formacioni zyrtar: Angli-Serbi

Njëri nga favoritët kryesor të Euro 2024, Anglia, do ta fillojë kampanjën në kuadër të Grupi C, kundër Serbisë

Njëri nga favoritët kryesor të Euro 2024, Anglia, do ta fillojë kampanjën në kuadër të Grupi C, kundër Serbisë. Anglia vjen në Euro 2024, pas suksesit në Euro 2020, ku luajti në finale dhe humbi me penallti nga Italia, ndërsa kërkon kësaj radhe ta fitojë.

“Tre Luanët” do të luajnë përballë Serbisë në kuadër të grupit C me fillim nga ora 21:00, ndërsa ndeshja do të zhvillohet në “Arena AufSchalke” të Gelsenkirchen.

Garthe Southgate ka vendosur të luajë me Jordan Pickford në portë, ndërsa mbrojtja përbëhet nga emra si Kyle Wallker, John Stones, Marc Guehi dhe Kkieran Trippier.

Trent Alexander Arnold është në mesfushë së bashku  me Declan Rice, ndërsa Jude Bellingham do të jetë më i avancuar.

Në sulm do të luajë Phil Foden, Harry Kane dhe Bukayo Saka.

Serbia: Rajkovic, Veljkovic, Milenkovic, Pavlovic, Milinkovic-Savic, Lukic, Gudelj, Kostic, Zivkovic, Vlahovic, Mitrovic.

Angli: Pickford, Wallker, Stones, Guehi, Trippier, Alexandre Arnold, Rice, Bellingham, Saka, Foden, Kane.

Kampionati Evropian “Gjermania 2024” do të vazhdoj me ndeshje interesante edhe në ditën e tretë të tij.

Të dielën, sikurse të shtunën do të zhvillohen tri ndeshje, ku dy prej tyre i takojnë Grupit C dhe një tjetër i takon Grupit D.

Dueli i parë i ditës, ka qenë ai i orës 15:00, ku është takuar Polonia me Holandën në kuadër të Grupit D.

Holanda fiton ndaj Polonisë

Prej orës 18:00  është zhvilluar ndeshja e parë e Grupit C ndërmjet Sllovenisë dhe Danimarkës,  një duel i fortë dhe interesant që rezultoi me barazim.

Përfundon me barazim ndeshja mes Danimarkës dhe Sllovenisë

 

 

 

Ndërkohë, dita e tretë e “Euro 2024” do të mbyllet me ndeshjen tjetër të Grupit C, ku Anglia do të luaj kundër Serbisë.

Anglia, si një prej favoritëve për ta fituar këtë Evropian pritet ta mposht Serbisë dhe qysh në ndeshjen e parë të dëshmoj veten si favorit i këtij grupi.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika