Formimi i qeverisë së re “larg në horizont”: Partitë politike “pa entuziazëm” për pushtet

Bazuar në rezultatet preliminare, LVV kryeson me 47 ulëse në Kuvend, PDK me 25, LDK me 20 dhe AAK-Nisma me 8. Fadil Maloku thekson se formimi i qeverisë nuk varet vetëm nga matematika elektorale, por nga vullneti politik. Ndërkohë, analisti Shemsi Jashari parashikon që një qeveri e re nuk do të formohet para majit dhe nuk përjashton mundësinë e zgjedhjeve të reja

Në bazë të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i ketë 47 ulëse në Kuvend, PDK-ja 25, LDK-ja 20 dhe AAK-Nisma 8.

Një shpërndarje e tillë e mandateve e bën të vështirë krijimin e një qeverie – vetëm nga një parti – pa negociata mes subjekteve politike.

Ish-anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe profesori, Fadil Maloku, ka komentuar këtë situatë në emisionin FIVE të Dukagjinit, duke theksuar se formimi i qeverisë nuk varet vetëm nga kalkulimet matematikore, por edhe nga gatishmëria dhe vullneti i partive për të marrë përgjegjësi pas formimit të saj.

“Bazuar në të dhënat preliminare, secili subjekt i bën kalkulimet e veta. Mirëpo për formimin e qeverisë së ardhme, unë kujtoj që kjo nuk të varet shumë prej kalkulimeve matematikore se sa nga gatishmëria dhe vullneti që kanë me marrë pas formimit të qeverisë. Në çfarëdo varianti të formohet. Sfidat që e presin Kosovë, unë mendoj që këtu subjekte politike janë në heshtje, për shkak se nuk i kanë mat saktë kalkulimet, janë duke taktizuar…”, ka thënë Maloku.

Ndërkohë, analisti politik Shemsi Jashari ka vënë në dukje se nuk pritet një qeveri e re para muajit maj.

Ai gjithashtu thekson se një skenar tjetër i mundshëm është rikthimi në zgjedhje të reja, pasi as pozita dhe as opozita nuk kanë numrat e mjaftueshëm për të garantuar një stabilitet politik afatgjatë.

“Nëse shohim këtë dinamikë dhe afatet për aneksa, certifikimi, negocimi për koalicioni nuk shoh qeveri para majit. Shto këtu që nuk është për tu përjashtuar si mundësi që do të kërkohen zgjedhje të reja. Duke tentuar me ia lënë fajin njëra tjetrës. Nuk ka shumë entuziazëm për ta marrë qeverinë në këtë situatë. Ndryshimet që kanë ndodhur në gjeopolitike, po tregojnë se Kosova mund të përballet me zgjedhje të vështira, në kuptim të ofertave ‘merre ose merre’, pa e lënë mundësinë me lënë. Pastaj, fakti që presidentit i kalon mandatit në vitin 2026 dhe kjo matematikë e numrave që nuk e nxjerr as opozitën me numra të mjaftueshëm për ta kaluar atë proces e as pozitën.

Me këto raporte që i kanë është e mundshme që vitin e ardhshëm prapë të kemi zgjedhje. E për një vit mandat, opozita nëse e merr mandatin e ka të pamundshme me tregu rezultat dhe me ndryshu. Dhe mundet të përballet me vendimmarrje që nuk janë shumë populiste, pavarësisht që mund të jene shumë të arsyeshme në kuptimin e interesit shtetëror”, ka thënë Jashari në FIVE të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika