Forumi Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024, Kurti: Kemi një partneritet të fortë, kulturor e politik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024, ku ishte i ftuar për fjalë hyrëse të forumit.

Duke qenë se Kosova dhe Zvicra kanë një partneritet të fortë, kulturor e politik, kryeministri Kurti në fillim të fjalës së tij tha se është e natyrshme që kjo lidhje forcohet ekonomikisht çdo ditë, ndërkaq falënderoi të gjithë ata që punojnë në këtë drejtim.

“Ne jemi të bekuar me këtë partneritet, ose më mirë, me këtë miqësi të vërtetë. Ndaj më vjen mirë që ky forum na ofron mundësinë për të thelluar këtë partneritet, veçanërisht në fushën e tregtisë, investimeve dhe inovacionit teknologjik”, veçoi kryeministri, teksa theksoi se për Kosovën Zvicra është destinacioni i pestë më i madh i eksporteve dhe në vitin 2022 për herë të parë kemi shënuar bilanc pozitiv tregtar me Zvicrën duke eksportuar mallra në vlerë prej 64 milionë euro dhe importuar mallra në vlerë prej 39 milionë euro.

“Nga energjia e rinovueshme dhe prodhimi i avancuar te teknologjia dhe arsimi, mundësitë për bashkëpunim janë të mëdha. Sot ftoj investitorët zviceranë që të eksplorojnë mundësitë në rritje në Kosovë. Qeveria jonë po redukton në mënyrë aktive barrierat, po përmirëson infrastrukturën dhe po mbështet iniciativat që përputhen me tendencat globale, si ekonomia e gjelbër dhe transformimi dixhital. Në Kosovë, ne kemi krijuar një platformë me mbi 200 shërbime online për njerëzit tanë. Platforma E Kosova ka filluar në vitin 2021, tani ka rreth 200 shërbime online për qytetarët dhe bizneset”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se janë të përkushtuar për të krijuar një mjedis biznesi që tërheq investime dhe nxit një rritje të qëndrueshme.

“Së bashku, le të hapim rrugën për një partneritet më të fortë dhe më të begatë ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës”, tha ai në përfundim të fjalës së tij./RTK

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika