Forumi i Prespës: Përkrahja e vendeve fqinje për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Të enjten e 16 qershorit, ka filluar konferenca ndërkombëtare tri ditore e Forumit të Prespës për Dialog në Ohër, e cila titullohet “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën moderne të sigurisë”. Forumi është duke trajtuar çështjet më urgjente të sigurisë politike dhe ekonomike me të cilat po përballet Evropa dhe Ballkani Perëndimor, me fokus të veçantë në implikimet e luftës së Ukrainës

Foto nga ngjarja e Forumit të Prespës për Dialog, i cili po mbahet në Ohër

Në Forumin e Prespës për Dialog kanë folur Zëvendës Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi, Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias, Ministri i Jashtëm i Kroacisë Gordan Grliq-Radman dhe ambasadori i Francës Alen Le Roa për çështjen e Maqedonisë së Veriut dhe rrugëtimit të saj për t’u bërë pjesë e BE-së, si dhe nuk është harruar të përmendet edhe lufta në Ukrainë.

Zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi, gjatë Forumit të Prespës për Dialog ka folur rreth pajtimeve të vendeve fqinje për të mos bërë dallime etnike, për marrëveshjen e Prespës dhe dorën e pajtimit me Greqinë, e cila i ka hapur dyert e NATO-s.

‘’Kemi arritur storie të suksesit te përcaktimi përfundimtar për pajtim në vend brenda nesh, në rajon me fqinjët, në rajonin e gjerë dhe familjen euro-atlantike. Sapo shtrimë dorën e pajtimit, jetuam vlerën e lirisë, nuk na pengonte më në punë kolegu i përkatësisë tjetër etnike, nuk na pengonte flamuri i njëri – tjetrit. Nënshkruam marrëveshjen e Prespës për të ndryshuar kushtetutën si dhe dora e pajtimit me Greqinë na i hapi dyert e NATO-s. A humbëm diçka? Absolutisht asgjë! Në kontestin më Bullgarinë fqinje po bëjmë gjithçka për të zhbllokuar rrugën’’, ka thënë Grubi.

Ndërsa, për këtë çështje ka folur edhe Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias duke thënë se po japin kontributin e tyre për të avokuar të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

‘’Kemi storie suksesi në Ballkan dhe si storie të tillë suksesi prezantoj relacionin me Maqedoninë e Veriut. Para 10 vitesh, kush do të mendonte se një ministër grek do të vinte këtu për të avokuar të ardhmen e Maqedonisë së Veriut’’, ka thënë Dendias.

Ai shtoi se BE-ja duhet të zmadhohet dhe Greqia është duke bërë pjesën e saj për përkrahjen e partnerëve të saj.

‘’BE-ja duhet të zmadhohet dhe shumë shpejt. Greqia po bën pjesën e saj, duke investuar kapitalin e saj si përkrahje për partnerët tanë’’, ka thënë ministri i jashtëm i Greqisë.

Sa i përket çështjes së aspiratave të Maqedonisë së Veriut për t’u bërë pjesë e BE-së ka folur Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grliq-Radman.

Ai ka thënë se është duke i parë aspiratat e Maqedonisë së Veriut për t’u bërë pjesë e BE-së dhe zgjerimi me Ballkanin Perëndimor mbetet krucial për ta.

‘’Mund të shoh nga porosia aspiratet tuaja për në BE. Duam të shohim Maqedoninë e Veriut që te jetë pjesë e kësaj familjeje. Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor mbetet krucial për ne’’, ka thënë  Grliq-Radman.

Ndërsa, ministri i jashtëm i Kroacisë ka përmendur edhe luftën në Ukrainë duke thënë se është shumë sfiduese dhe e rrezikshme që te tejkalohet kjo situatë, siç është situata në Ukrainë.

”Mënyra më e mirë që ti tejkalojmë konfliktet është dialogu dhe të gjejmë kompromise”.

Kurse, Ambasadori i Francës Alen Le Roa, ka thënë se ideja e lansuar nga presidenti i Francës, Emmanul Macron, për Komunitetin Evropian ka krijuar paqartësi, dhe se sipas tij pjesëmarrja e Bashkimit Evropian (BE), nuk është alternative, dhe se këtë do ta diskutojnë në samitin Evropian, i cili do të bëhet e ditur këtë vit.

“Ideja e lansuar nga Macroni për Komuniteti Evropian ka krijuar paqartësi. Kjo nuk është alternative për pjesëmarrjen në BE, ose tejkalim i pjesëmarrjes në BE. Do të lejojmë të diskutojmë në samitin Evropian, i cili do të lansohet këtë vit” ka thënë Le Roa, raporton RTV Dukagjini.

Osmani në Forumin e Prespës: Kontributi ynë krijon stabilitet afatgjatë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika