Foshnja e lindur në banesë vdes më pas në Gjinekologji

Në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë ka vdekur një foshnje, ku sipas raportit 24-orësh të Policisë foshnja ishte dërguar në Klinikën e Gjinekologjisë më 16 tetor, katër orë pas lindjes

Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se më datë 15 tetor, rreth orës 21:30, motra e tij ka lindur foshnjën në banesën e saj dhe më pas është dërguar në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Spitalore Universitare të Kosovës (QKUK).

Megjithatë, në raportin 24-orësh, nga Klinika e Gjinekologjisë thuhet se foshnja e sapolindur ka vdekur.

“QKUK. Prishtinë 16.10.2023 – 01:15. Nga Klinika e Gjinekologjisë është pranuar informata për një vdekje të një foshnje e cila ishte pranuar në klinikë më datë 16.10.2023 rreth orës 06:15. Lidhur me rastin është intervistuar dëshmitari mashkull kosovar, i cili ka deklaruar se më datë 15.10.2023 rreth orës 21:30, motra e tij e ka lindur foshnjën në banesën e saj dhe më pas është dërguar në QKUK”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Policia ka vendosur të dërgojë trupin e foshnjës për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika