Foshnja e palindur në mesin e shtatë të vrarëve nga sulmi në Hamburg

Një grua, e cila ishte shtatëmuajshe shtatzënë, ishte mes viktimave të një sulmi me armë në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait në qytetin gjerman të Hamburgut

Oficerët jashtë ndërtesës së Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg ku disa njerëz u qëlluan për vdekje. AP

Policia në Hamburg kishte marrë një informatë anonime dy muaj më parë, me shqetësime për personin e armatosur që vrau shtatë persona në një sallë të Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg, por ai i kishte bindur atë kohë që të mos ia merrnin armën.

Policia kishte pranuar një letër në janar të këtij viti, në të cilën, ishin ngritur shqetësime për shëndetin mendor të Philipp F, 35 vjeç dhe blerjen e municioneve nga ana e tij, por oficerët nuk gjetën arsye për shqetësim kur e vizituan atë muajin e kaluar.

Mirëpo, të enjten mbrëma, ai vrau katër burra dhe dy gra të moshës 33 deri në 60 vjeç dhe një fetus femër shtatëmuajshe gjatë sulmit që nisi rreth orës 21:00 të së enjtes, i cili ka lënë gjithashtu tetë të plagosur, prej të cilëve katër në gjendje të rëndë, raportoi The Guardian.

Personi i armatosur vrau më pas veten me armën e tij, ndërsa oficerët e policisë kërkuan ta shtynin të dorëzohej, pasi e ndoqën deri në katin e parë të ndërtesës trekatëshe, pranë qendrës së qytetit të Hamburgut.

“Ai është një ish-pjesëtar i Dëshmitarëve të Jehovait që u largua vullnetarisht nga komuniteti rreth një vit e gjysmë më parë, por me sa duket jo në kushte të mira”, ka thënë Thomas Radszuweit, kreu i sigurimit shtetëror të Hamburgut.

I dyshuari kishte një leje për armë si gjuajtës dhe kishte në posedim të ligjshëm një armë Heckler dhe një Koch P30.

Ai u vizitua në shkurt, pasi u mor një letër anonime që sugjeronte se konsulenti i biznesit vuante nga një sëmundje mendore.

Gjatë një vizite të mëvonshme, Philipp F i bindi oficerët se nuk kishte arsye për shqetësim.

Shefi i policisë, Ralf Martin Meyer, ka thënë në një konferencë për shtyp të premten, se nuk kishte asnjë bazë ligjore për t’ia marrë atij të drejtën e posedimit të armës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika