Foshnja e porsalindur shpëtohet nga rrënojat në qytetin sirian, ndërsa nëna besohet se ka vdekur

Kordonin e kërthizës e kishte të lidhur ende me nënën, ishte një foshnjë e porsalindur ajo të cilën e shpëtuan banorët duke gërmuar në qytetin sirian, ndërsa nëna e saj thuhet nga autoritetet që ka vdekur

Pamje ku shihen qytetarët duke gërmuar në rrugët e qytetit sirian për të kërkuar njerëzit e humbur (Foto: AP)

Një foshnje e porsalindur është shpëtuar nga rrënojat e shtëpisë së saj në veri të Sirisë pas tërmetit masiv të së hënës.

Kordoni i saj i kërthizës ishte ende i lidhur me nënën e saj kur u gjet, ka thënë një i afërm i Agence France-Presse. Ndërsa, thuhet se nëna e saj besohet se ka vdekur pas lindjes.

“Ne dëgjuam një zë ndërsa po gërmonim,” tha kushëriri Khalil al-Suëadi për AP të martën.

“Ne pastruam pluhurin dhe gjetëm foshnjën me kordonin e kërthizës (të paprekur), kështu që e premë dhe kushëriri im e çoi në spital”, ka vijuar ai.

Vajza tani po merr trajtim në një spital për fëmijë në qytetin e Afrinit. Pediatri Hani Maarouf ka bërë të ditur  për AP se ajo është e qëndrueshme, por mbërriti me mavijosje, çarje dhe hipotermi.

Foshnja është e vetmja e mbijetuar e familjes së saj të ngushtë, sipas Suëadi. Ata jetonin në një pallat pesëkatësh që u shkatërrua nga tërmeti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika