Foshnjat amerikane marrin vaksinat e tyre të para për COVID-19

Foshnjat dhe të vegjlit në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar të marin dozën e tyre të parë të vaksinës kundër COVID-19

Foshnjat amerikane marrin vaksinat e tyre të para për COVID
Foshnjat amerikane marrin vaksinat e tyre të para për COVID

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar që t’i dhënë vaksinat anti-COVID edhe për fëmijet nën moshën një vjeçare.

Kjo pasi rregullatorët amerikanë autorizuan vaksinat e Moderna dhe Pfizer për fëmijët deri në gjashtë muaj.

Por, ndërsa momenti historik nuk shqetësonte shumë fëmijët, zhurma e të qarit erdhi me një valë lehtësimi nga prindërit e tyre.

Ada katërmbëdhjetë muajshe ishte e para që u vaksinua në Spitalin Kombëtar të Fëmijëve në Uashington D.C.

Ada
Ada

Tani babai i saj Chinmay Hedge ka një gjë më pak për të menduar, përpara një bashkimi familjar jashtë vendit.

“Ne do të shkojmë në Kanada pas tre javësh për një bashkim të madh familjar. Kështu që kjo duhet të jetë shumë, shumë më pak stresuese duke qenë se ajo ka më shumë mbrojtje tani”, tha ai.

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill u ndalën në një klinikë në Uashington për të treguar mbështetjen e tyre.

Megjithatë është ende e paqartë se sa prindër amerikanë do të vaksinojnë fëmijët e tyre më të vegjël.

Në vend të vendeve të vaksinimit masiv, prindërit mund të caktojnë takime për të vaksinuar më të vegjlit e tyre në mjedise më të njohura: zyrat e mjekut apo klinikat.

Fëmijët që fillojnë vaksinimin me Pfizer këtë javë mund të marrin dozën e tretë deri më 12 shtator.

Ndërsa ata që zgjedhin Modernën mund ta përfundojnë vaksinimin e tyre që në 19 korrik.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika