Fotografia e ish-presidentit, Rugova vendoset brenda Parlamentit Evropian

Fotografia e ish-presidentit Ibrahim Rugova, të mërkurën e 22 qershorit, është vendosur në muret e Parlamentit Evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook.

Ajo ka publikuar fotografinë e Rugovës duke shkruar “Një moment i veçantë sot në Parlamentin Evropian”.

Ibrahim Rugova, ish-presidenti i Kosovës, admirohej për ndjekjen e një politike rezistencë paqësore ndaj sundimit serb, në kohën kur shpërbërja e Jugosllavisë po shkaktonte luftëra të përgjakshme në Kroaci dhe Bosnjë dhe Hercegovinë në fillim të viteve të 90-ta.

Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, në komunën e Istogut.

Ndërsa ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, pas një beteje me kancerin në mushkëri.

Ibrahim Rugova - Wikipedia

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika