Fotoreporterët që dokumentuan luftën e Kosovës

Ata që i treguan botës se çfarë ndodhi në Kosovë dhanë kontribut të madh në dokumentimin e historisë së Kosovës. Disa nga fotoreporterët kanë rrëfyer përjetimet e tyre për Dukagjinin

Foto: Ridvan Slivova

“Kanë qenë mbi 58 të vrarë…. Tmerrr… tmerrr”, ka thënë fotoreporteri Ilaz Bylykbashi.

Nën lot e tregon momentin e parë që pa viktimat e familjës Jashari.

Ai aty kishte shkuar për të dokumentuar një ndër ngjarjët më mizore të Luftës së Kosovës.

Shkrepjen e tmerrit fotoreporteri i Rilindjes, Ilaz Bylykbashi  i kishte realizuar për ta bërë xhiron e botës sepse aty humbi jetën pothuajse një familje e tërë nga mizoria e forcave serbe.

Ai e dokumentoi edhe lotin e vajzës së vetme të shpëtuar në këtë krim të kryer në Prekaz, në mars të vitit 1998.

Por, nuk mund ti heq nga mendja asnjëherë imazhet  e viktimave të familjës Jashari në vendin që më pas u shnëdrrua në frymëzim në luftë kundër okupatorit.

Ilaz Bylykbashi ka thënë se “ma e rana ishte për mu se kishte fytyrat unë i kisha njohur edhe më parë, fëmija, nana e Ademit, 80 vjecare, baba. Ishte një masakër e paparë deri në atë kohë, unë kam qenë edhe në Sarajevë por masakër e tillëë… qysh është bërë psh në trupin e Hamzës, në trupin e Bacës Shaban, atij fëmijut e më e keqja është që pas vrasjës janë bërë torturat”.

Pas dokumtimit të kësaj masakre të tmerrshme, Bylykbashi hall kishte edhe ruajtjën e dërgimin e filmave të fotografive në redaksi.

Gjithsesi, ai kishte gjetur një alternativë.

Bylykbashi ka thënë se “ideja ime ishte qysh me i qu te ngjarje me i fiksu edhe me pa bota se unë nuk e disha a vjen ma najkush me fotografu. E për një moment e kam pa Nekibe Kelmendin edhe kam vrapu te jo, ka qenë Edi Shukriu edhe Mevlude Saraqi edhe i kam thanë qeto janë filmat, qeto janë bardh e zi, qeto janë me ngjyrë, i kam thanë të lutëm i qon te Foto Nesha e kur i kam dorëzu filmat mua me është dukur që jam ngjallë për së dyti”.

Por, Ilaz Bylykbashi nuk ishte fotoreporteri i vetëm që dokumentoi krimet e kryer nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, në Kosovë.

 Një nga ata që i tregoi botës se cfarë po ndodhte në kohë lufte, është edhe Ridvan Slivova, i cili akoma e mban fotoaparatin në dorë.

Ai në detaje e kishte dokumentuar Masakrën që njihet si “Kolona e Gollakut” në prill të 99-tës.

Fëmijë të dathur, copëza buke e lodra fëmijësh të mbetura në baltë.

Për Slivovën ky përjetim ishte më shumë se i tmerrshhëm.

Ridvan Slivova, fotoreporter ka thënë se  “që e kam përjetu rastin më të vështirë, pjesën gjatë bombardimeve, Kolona e Gollakut ku janë masakruar për mbi 100 persona, është një masakër e madhe që ka ndodhur që fatkeqësisht nuk përmendët shumë. Aty kam përjetu shumë gjëra të vështira se në atë kolonë kam qenë edhe me familje, pëjetimi të jesh fotoreporter dhe ta përjetosh atë janë dy përjetime shumë më të rënda”.

Pos që punuan e u munduan të shkrepin çdo detaj fotoreporterët edhe ishin rrahur e keqtrajtuar.

Por, sipas Slivovës gjithcka ja vlen për profesionin dhe ndikimin që kanë pasur gjithë ato fotografi nëpër botë.

“Na kanë ndjek, na kanë rrah, na kanë qu napër burgje, na kanë rrrah e prap jemi kthy në punën tonë, shpeshherë kur kemi shku napër terrene është zhvillu lufta por kur jemi ardh, tu u kthy kemi thënë më nuk shkojmë por kur ka ardh e nesërmja, nuk kemi hezitu pra ky është profesion që të bon ti tregosh botës çfarë ka ndodhur”, ka thënë Slivova.

Fotografitë që sollën vëmendjën e botës në Kosovë ishin edhe ato të masakrës së Reçakut, krim ky që nxiti edhe konferencën e Rambujes, e më pas edhe fillimin e bombardimeve të NATO-së ndaj caqeve të ushtrisë së Jugosllavisë, ta cilën e udhëhiqte krimineli serb, Sllobodan Millosheviq.

 

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika