Fotot më të mira hapësinore të vitit 2022 që zbuluan të reja për universin

Misionet hapësinore këtë vit kanë sjellë pamje të shumta, të ndryshme nga njëra tjetra por, secila me nga një karakteristikë. Në këtë artikull mund të shihni pamjet të cilat arritën të kapen në hapësirë gjatë vitit 2022 dhe të cilat mahnitën mbarë botën

Ilustrim

Këtë vit misionet hapësinore siguruan një mënyrë krejtësisht të re për të parë kozmosin nga oborri qiellor i sistemit diellor te galaktikat tepër të largëta.

Teleskopi hapësinor James Webb e ktheu shikimin e tij infra të kuqe në univers për herë të parë në korrik, duke zbuluar aspekte të padukshme dhe detaje të reja mahnitëse të planetëve, yjeve dhe galaktikave.

Misioni historik Artemis udhëtoi në hënë dhe mbrapa dhe një anije kozmike e NASA-s u përplas qëllimisht në një asteroid të vogël për të testuar teknologjinë që një ditë mund të përdoret për të mbrojtur planetin tonë nga shkëmbinjtë hapësinorë.

Disa nga imazhet e paharrueshme të hapësirës të cilat janë realizuar gjatë vitit 2022 mund t’i shihni në vijim:

Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor– arriti të kap imazhin e hënës mbi horizontin e Tokës më 21 janar të vitit 2022.

Hëna- mbi horizontin e Tokës

Ganymede- kjo që po shihni është një nga katër hënat më të mëdha të Jupiterit, e cila ka hedhur një hije në planet më 25 shkurt. JunoCam i NASA-s arriti të regjistroi imazhin nga afër, që ishte 44 milje larg.

Një nga hënat më të mëdha

Solar Orbiter- arriti të sjell detaje të paprecedentë të atmosferës së jashtme të diellit në mars, duke kapur yllin në dritën ultravjollcë ekstreme.

Detaje nga atmosfera e jashtme e diellit

Pamja e hënës së plotë, që shihet pranë sistemit të nisjes hapësinore Artemis I në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida, që u realizua më 14 qershor.

Hëna e plotë në një fotografi

Spektatorët më 16 nëntor shikuan nisjen e raketës Artemis I nga Qendra Hapësinore Kennedy.

Nisja e raketës

Kjo foto është kapur nga një aparat fotografik në majë të një prej grupeve diellore të Orionit në ditën e parë të misionit Artemis I. NASA ka thënë se anija kozmike ishte 57,000 milje nga Toka kur u mor imazhi. Kjo anije kozmike Orion bëri fluturimin e dytë afër sipërfaqes së Hënës në ditën e 20-të të misionit dhe kapi një tjetër selfie.

Anija që kapi pamjet e grupeve diellore të Orionit

Gruaja e parë me ngjyrë arriti ti bashkohet skuipazhit të Stacionit Hapësinor, është fjala për astronauten e NASA-s, Jessica Watkins e cila shijoi pamjen e Tokës nga brenda kupolës me shtatë dritare të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor më 5 maj të vitit 2022.

Astronautja e parë që u bë pjesë e ekuipazhit hapësinor

Maji i vitit 2022 ishte karakteristik pasi astronautët arritën të kapin imazhin e parë të një vrime të zezë supermasive në qendër të Rrugës së Qumështit.

Pamja e vrimës së zezë

Teleskopi Hapësinor Hubble vuri re këtë pamje spektakolare të galaktikës spirale të projektimit madhështor NGC 3631. Pamja ballore, e lëshuar më 26 maj, shfaq krahët që duket se mbështillen rreth strukturës së galaktikës.

Pamja e galaktikës spirale

Uji i ngrirë në sipërfaqen e Marsit ndan tokën në poligone, duke krijuar një model të çuditshëm por të bukur në këtë imazh të publikuar nga NASA më 26 qershor.

Uji i ngrirë krijon pamje të bukur, të kapur nga NASA

JunoCam i NASA-s kapi këtë pamje verbuese pranë polit verior të Jupiterit më 5 korrik 2022. Vorbullat në formë spirale janë modele të erës nga stuhitë.

Vorbullat në formë spiraleje

“Shkëmbinjtë kozmikë” janë skaji i një rajoni të ri, të afërt, të formimit të yjeve të quajtur NGC 3324 në Mjegullnajën Carina. Kjo ishte një nga grupet e para të imazheve të lëshuara nga NASA nga teleskopi hapësinor James Webb në korrik. Pamja infra e kuqe e teleskopit zbulon zona të padukshme më parë të lindjes së yjeve.

Teleskopi hapësinor James Webb zbulon ujin në një planet të largët

Imazhet e teleskopit të Jupiterit ishin aq spektakolare, sa i befasuan shkencëtarët e NASA-s, të cilët ishin të mahnitur nga aurorat e ylberit, stuhitë gjigante dhe galaktikat e largëta të shfaqura.

Imazhet e teleskopit të Jupiterit

 Protostar L1527 është i fshehur në qafën e një reje të errët gazi dhe pluhuri në formë orë rëre.

Protostar i fshehur mes reve

Një gjurmë e ndritshme drite shihet në këtë fotografi me ekspozim të gjatë të marrë pas raketës SpaceX Falcon 9, e cila transportoi anijen kozmike Dragon në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës e ngritur nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida më 14 korrik.

Gjurmë e ndritshme drite

Teleskopi Gemini North ka kapur një palë galaktikash duke u përplasur mes vete. Këto njihen ndryshe edhe si “Galaktikat e fluturave” dhe për rreth 500 milionë vjet pritet që të bashkohen si një galaktikë e vetme.

“Galaktikat e fluturave” të cilat përplasen mes vete

Retë e gazit portokalli dhe rozë përbëjnë mbetjen e supernovës Vela, gjithçka ka mbetur pas vdekjes shpërthyese të një ylli masiv në këtë imazh të lëshuar nga Observatori Jugor Evropian më 31 tetor.

Retë rozë dhe portokalli

 

Të fundit nga rubrika