Franca të martën ka akuzuar Moskën për përdorimin e furnizimeve me energji si “një armë lufte” pasi Gazprom i Rusisë ndërpreu furnizimet për një klient të madh francez dhe ka bërë të ditur se do të mbyllte tubacionin e saj kryesor të gazit për në Gjermani, gjatë brenda tri ditëve këtë javë.
Qeveritë evropiane po përpiqen të koordinojnë një përgjigje ndaj rritjes së kostove të energjisë për bizneset dhe familjet dhe të mbushin objektet e magazinimit përpara kërkesës maksimale në dimër.
Vendet perëndimore kanë frikë se Moska po i rrit qëllimisht çmimet e gazit në përpjekje për të dobësuar kundërshtimin e tyre ndaj pushtimit të Ukrainës, një taktikë që Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy e quajti të hënën “terrorizëm ekonomik”.
Ndërsa Moska është duke i mohuar këto akuza.
Nord Stream 1, kanali kryesor i gazit rus në Evropë, është kthyer në një pikë e nxehtë mosmarrëveshje. Evropa përballet me një shtrëngim të mëtejshëm të furnizimeve këtë javë pasi Gazprom mbyll tubacionin për mirëmbajtje nga e mërkura deri në orët e para të së shtunës.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka thënë të martën se problemet teknike të shkaktuara nga sanksionet perëndimore ndaj Rusisë janë e vetmja gjë që pengon furnizimin me gaz nëpërmjet Nord Stream 1.
Por Ministrja e Tranzicionit të Energjisë së Francës, Agnes Pannier-Runacher ka thënë se “Shumë qartë se Rusia po përdor gazin si një armë lufte dhe ne duhet të përgatitemi për skenarin më të keq të një ndërprerjeje të plotë të furnizimeve”.
Ajo po fliste për radion France Inter pasi kompania franceze Engie (ENGIE.PA) ka njoftuar se do të merrte më pak gaz nga Gazprom nga e marta për shkak të një mosmarrëveshjeje kontraktuale të papërcaktuar, shkruan Reuters.
Rusia ka pompuar gaz përmes Nord Stream 1 me vetëm 20% të kapacitetit dhe ka frikë se ndërprerja e kësaj jave mund të zgjatet
I pyetur nëse ka garanci që Gazprom do të rifillojë rrjedhën e gazit përmes Nord Stream 1, Peskov ka thënë “Ka garanci që, përveç problemeve teknologjike të shkaktuara nga sanksionet, asgjë nuk pengon furnizimet”.
Ndërsa, ministrat e energjisë të BE-së do tembajnë një takim urgjent më 9 shtator për të diskutuar rreth krizeës energjetike.