Franca bën dy ndërrime, ndërsa Di Maria nis për Argjentinën finalen e Botërorit

Foto Euro Sport FC

Përfaqësuesja e Argjentinës dhe ajo e Francës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për finalen e madhe të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Kombëtarja e Lionel Scalonit vjen nga një fitore e madhe në gjysmëfinale ndaj Kroacisë, dhe synon ta tregojë formën e njëjtë edhe ndaj Francës, dhe të fitojë trofeun e parë që nga viti 1986, kur kombëtarja e tyre u udhëhoq nga legjenda e futbollit, Diego Maradona.

Në anën tjetër, ekipi francez i Didier Deschamps, mposhti në gjysmëfinale Marokun në një ndeshje që ishte me sulme nga të dyja skuadrat, por me fat ishte Franca që tashmë ka synim trofeun e Kupës së Botës për herë të dytë radhazi, pasi janë fitues aktual të kësaj gare nga viti 2018 në Rusi.

Si Scaloni, ashtu edhe Deschamps, nuk kanë bërë ndryshime të mëdha për ndeshjen finale, por luajnë me formacionet më të mira të mundshme.

Argjentina udhëhiqet nga Lionel Messi, Rodrigo De Paul dhe Nicolas Otamendi, ndërsa Franca nga Kylian Mbappe, Antoine Griezmann dhe Hugo Lloris.

Lojtarët francez që do të luajnë kundër Argjentinës: Lloris, Kounde, Varane, Upamecano, Hernandez, Griezmann, Tchouameni, Rabiot, Dembele, Mbappe, Giroud.

Lojtarët argjentinas që do të luajnë kundër Francës: Martinez, Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico, De Paul, Fernandez, Mac Allister, Messi, Di Maria, Alvarez.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika