Kryeministri i Francës thotë se një vajzë adoleshente do të paditet nga shteti pasi akuzoi në mënyrë të rreme kreun e shkollës së saj se e goditi atë në një shkëmbim të ashpër për të veshur një mbulesë islamike në kokës.
Drejtori këmbënguli që nxënësja ta hiqte mbulesën e kokës brenda shkollës, në përputhje me ligjin francez.
Ai dha dorëheqjen pas kërcënimeve me vdekje që qarkulluan në rrjetet sociale.
Kërcënimi islamik ndaj shkollave franceze është marrë jashtëzakonisht seriozisht që nga vrasja e dy mësuesve.
Drejtori i shkollës në Paris, emri i të cilit nuk është bërë publik, njoftoi vendimin e tij në një email dërguar të premten kolegëve në Maurice Ravel Lycée në distriktin 20 të Parisit.
“Më në fund kam marrë vendimin për të lënë funksionet e mia,” shpjegoi ai, “nga shqetësimi për sigurinë time dhe atë të institucionit.”
“Po largohem pas shtatë vitesh, i pasur dhe intensiv, i kaluar në krahun tuaj dhe pas 45 vitesh në arsimin publik”, ka shkruar ai, duke falënderuar kolegët e tij për mbështetjen që i kanë treguar gjatë tre javëve të fundit.
Në incidentin, i cili ndodhi më 28 shkurt, drejtuesi u tha tre nxënëseve femra se duhet t’i binden ligjit duke hequr mbulesat e kokës.
Dy u bindën, por e treta jo dhe kjo pasoi në një sherr.
Në ditët në vijim, kreu ishte objekt i kërcënimeve me vdekje në rrjetet sociale, të cilat u sinjalizuan nga shkolla në një linjë telefonike të Ministrisë së Brendshme.
Prokurorët thanë se dy persona ishin arrestuar në lidhje me kërcënimet me vdekje. Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur, por Ministria e Arsimit tha se ata nuk kishin asnjë lidhje me shkollën.
Sipas BBC, Policia u dërgua për të patrulluar rreth shkollës, e cila mori një vizitë edhe nga ministrja e Arsimit, Nicole Belloubet.
Oficerët nuk gjetën prova që drejtuesi e kishte goditur vajzën dhe tani kryeministri Gabriel Attal ka ndërhyrë për të thënë se ajo do të dërgohet në gjykatë për akuza të rreme.
“Shteti… do të qëndrojë gjithmonë me këta zyrtarë, ata që janë në vijën e parë të përballur me këto shkelje të sekularizmit, këto përpjekje të hyrjes islamike në institucionet tona arsimore,” tha ai.