Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të vendimit për dinarin

Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Francës ka kërkuar pezullim të menjëhershëm të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit. Sipas tyre, ky vendim është marrë në mënyrë të nxituar dhe të pakonkuruar, dhe pritet të ketë pasoja negative në jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë

Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Francës të premten ka kërkuar pezullim të menjëhershëm të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, me të cilin ndalohet përdorimi i dinarit.

Sipas tyre, ky vendim i marrë në “mënyrë të nxituar dhe të pakonkuruar, do të ketë pasoja në jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë, e cila në masë të madhe varet nga pagesat e bëra në dinarë serbë nga Serbia”.

“Franca shprehet e shqetësuar nga hyrja në fuqi e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që autorizon vetëm euron për transaksione me para të gatshme në territorin e Kosovës. Ky vendim i marrë në mënyrë të nxituar dhe të pakonkuruar, do të ketë pasoja në jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë, e cila në masë të madhe varet nga pagesat e bëra në dinarë serbë nga Serbia. Në mungesë të zgjidhjeve alternative deri më sot, Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të kësaj mase për të siguruar një periudhë të mjaftueshme tranzicioni. U bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të gjejnë një zgjidhje të negociuar në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në reagimin francez.

Ndryshe, Departamenti amerikan i Shtetit (DASh) ka thënë të enjten se vendimi “i njëanshëm” i Kosovës për ta zbatuar një rregullore të Bankës Qendrore të Kosovës – e cila përcakton që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin – ia kufizon mundësitë ShBA-së për të avokuar për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika