Franca kritikohet për diskriminim racor dhe dhunë policore

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut të hënën ka kritikuar mungesën e supozuar të respektimit të të drejtave të njeriut në Francë, duke deklaruar se ka sulme ndaj emigrantëve, diskriminim racor dhe dhunë policore

Fotografi nga arkivi

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kritikoi të hënën e 1 majit, mungesën e supozuar të respektimit të të drejtave të njeriut në Francë, duke deklaruar se ka sulme ndaj emigrantëve, diskriminim racor dhe dhunë policore.

Këshilli i OKB-së diskutoi situatën e të drejtave të njeriut në Francë për më shumë se tre orë.

Diskutimet e tilla janë pjesë e procedurave, të cilave u nënshtrohen rregullisht çdo katër vjet të gjitha shtetet anëtare të OKB-së.

Një numër i madh vendesh, përfshirë SHBA-në dhe Tunizinë, i bënë thirrje Francës që të shtojë përpjekjet në luftën kundër dhunës dhe diskriminimit racor.

“Ne rekomandojmë që Franca t’i intensifikojë përpjekjet e saj në luftën kundër krimeve dhe kërcënimeve për dhunë me motive të urrejtjes fetare, si antisemitizmi dhe urrejtja antimyslimane”, tha përfaqësuesja e SHBA-së në këtë organ të OKB-së, Kelly Billingsley, shkruan REL.

Delegacioni kinez tha se kishte një rritje të racizmit dhe ksenofobisë dhe i bëri thirrje Francës të ndalojë marrjen e “masave që shkelin të drejtat e emigrantëve”.

Brazili dhe Japonia kritikuan diskriminimin racor, ndërsa Afrika e Jugut u bëri thirrje autoriteteve franceze “ta sigurojnë një hetim të paanshëm në të gjitha rastet e incidenteve raciste që përfshijnë zyrtarë policorë”.

Gjatë muajve të fundit, në Francë janë shumëfishuar kritikat kundër përdorimit të forcës që konsiderohet e tepruar ndaj protestuesve që kundërshtojnë reformën e pensioneve.

Delegacioni francez njoftoi në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut se “përdorimi i forcës është rreptësishtë i mbikëqyrur, i kontrolluar dhe, në rast të sjelljes së papërshtatshme, i sanksionuar”, ndërsa gjithashtu shtoi se “Franca dënon çdolloj të profilizimit racor”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika