Franca mbështet aplikimin e Kosovës në BE

Ministria e Jashtme e Francës ka njoftuar se mbështetë Kosovën për aplikimin në Bashkimin Evropian(BE)

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Ministria e Jashtme e Francës ka thënë se Franca mbështet perspektivën evropiane të Kosovës, njësoj si ajo e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Ai i bën thirrje Kosovës që të vazhdojë reformat e nevojshme për afrimin e saj me Evropën, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e personave që u përkasin pakicave”, njofton Ministria e Jashtme e Francës.

“Franca do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e ndërmarra në këtë fushë”, thuhet tutje në Ministrinë e Jashtme e Francës.

MPJ-ja franceze ka theksuar se Kosova, ashtu si Serbia, duhet gjithashtu të angazhohet me përgjegjësi dhe konstruktive në dialog me synimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “që është kusht thelbësor për afrimin evropian të dy vendeve dhe stabilitetin e të gjithë rajonit”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika