Franca po “e ndjek me vëmendje” zbatimin e marrëveshjes në Ohër

"Ne do të ndjekim me vëmendje respektimin e këtyre marrëveshjeve. Do të ketë pasoja nëse këto marrëveshje nuk respektohen", ka thënë ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur për marrëveshjen e arritur në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka thënë se është një etapë shumë domethënëse që po kalon Kosova dhe Serbia në kuadër të procesit të Bashkimit Evropian, dhe një proces i normalizimit të marrëdhënieve në mes të këtyre dy vendeve, dhe gjithashtu një etapë në rrugën e integrimit evropian për dy vendet.

Sipas tij, diskutimet në Ohër janë bërë në kuadër të asaj se çfarë është pranuar më 27 shkurt, dhe janë të lumtur që është pranuar një marrëveshje e tillë, për të cilën Borrell ka treguar se duhet të zbatohet pa u vonuar, shkruan RTK.

“Ne jemi të angazhuar shumë për perspektivën evropiane të Kosovës, Kosova e ka vendin e vet në institucionet evropiane, por Kosova duhet të avancojë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, sepse është e domosdoshme për integrimin evropian”, tha Guerot.

Ai ka thënë se do ta ndjekin me vëmendje respektimin e këtyre marrëveshjeve dhe natyrisht do të ketë pasoja nëse nuk respektohen.

“Ne do ta ndjekim me vëmendje respektimin e këtyre marrëveshjeve. Do të ketë pasoja nëse këto marrëveshje nuk respektohen”.

“Edhe para agresionit në Ukrainë ka pasur angazhime, janë kontributet tona për t’i zgjidhur këto çështje, në mënyrë që perspektiva e të dy vendeve në kontekstin e krijuar pas agresionit rus në Ukrainë ka nxitur edhe me shumë që të dy vendet të shkojnë drejt BE-së”, tha ndër të tjera ambasadori Guerot.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika