Kombëtarja e Francës dhe ajo e Australisë po zhvillojnë ndeshjen e parë në fazën e grupeve për Kupën e Botës në Katar, të martën e 22 nëntorit.
Megjithëse, pjesa e parë e ndeshjes u mbyll, kombëtarja e Francës arriti të mbajë epërsinë. Gjersa, Australia po insistonte për barazim të rezultatit, por nuk e arriti këtë në pjesën e parë.
Të dyja kombëtaret që i takojnë Grupit D, vazhdimisht patën shumë aksione për realizim golash.
Megjithatë, në minutën e 9-të, ishte Australia ajo që kaloi në epërsi kundër Francës, gol ky i shënuar nga Craig Goodwin.
Më pas në minutën e 27-të të ndeshjes, Franca arriti të barazoi rezultatin me golin e Adrien Rabiot, të asistuar nga Theo Hernandez.
Pa u vonuar shumë, goli pasues për Francën erdhi në minutën e 32-të, gol ky që e kaloi në epërsi dhe ishte i shënuar nga Olivier Giroud.
Kjo është gola e 50-të për Francën e shënuar nga Guerot.
Vlen të theksohet, Francezët kanë humbur Karim Benzeman disa ditë më parë, gjersa, i kanë besuar sulmin Olivier Guroudit, i cili do të ndihmohet nga Mbappe, Dembele dhe Griezmann.
Franca dhe Austalia, herën e fundit ishin ballafaquar në vitin 2018-të.
Ndeshja ishte luajtur më 16 qershor në kuadër të Grupit C, në Kampionatin Botëror.
Francezët kishin triumfuar me rezultat 2:1.