0:1 është rezultati përfundimtar mes Austrisë dhe Francës. Ky trepikësh i ka siguruar nga “Gjelat” erdhi pas një autogoli të shënuar nga Maximilian Woeber.
Ndeshja e Grupit D të Evropianit 2024, e cila është zhvilluar sonte nga ora 21:00, ka qenë ajo mes dy Kombëtareve, Austrisë dhe Francës. Kjo ndeshje është zhvilluar në qytetin gjerman, Duesseldorf, saktësisht në stadiumin “Arena Duesseldorf”.
Në ndeshjen tjetër të Grupit D, Holanda të dielën mposhti 2:1 Poloninë.
Pavarësisht se ndeshja është zhvilluar me 99 minuta të plotë, rezultati mbeti i njëjtë, në favor të francezëve.
Rrjedha e lojës te pjesa e dytë
Zëvendësimi në minutat shtesë të ndeshjes ka pasur edhe tek ekipi austriak mes Konrad Laimer dhe Romano Schmid.
Në minutën e 89-të, selektori autriak ka bërë zëvendësimin e tij mes Phillipp Mwenne dhe Alexander Prass.
Në minutën e 59-të, selektori austriak, Ralf Rangnick, ka bërë zëvendësimin e parë dhe të trefishtë tek ekipi i tij, mesfushori Maximilian Wober është zëvendësuar me Gernot Trauner, Michael Gregoritsch me Marko Arnautovic dhe zëvendësimi i fundit ishte ai i Florian Grillitsch me Patrick Wimmer.
Në minutën e 90-të, selektori francez ka bërë zëvendësimin e tij mes Kylian Mbappe dhe Olivier Giround dhe Antoine Griezmann dhe Youssouf Fofana.
Selektori i Francës ka zëvendësuar Ousmane Dembele me Randal Kolo Muani, dhe Adrien Rabiot me Eduardo Camavinga në minutën e 71-të të pjesës së dytë.
Mbappe me tjetër rast të humbur
Kylian Mbappe fitoi një top në mesfushë, u nis drejt portës, por sulmuesi i ri i Real Madridit nuk ishte i saktë përballë portierit të Austrisë.
Ai gjuajti jashtë portës në minutën e 56-të, duke humbur kështu tjetër rast në ndeshjen të cilën Franca është duke e fituar 1:0 ndaj austriakëve.
Tifozeria e madhe për të ndjekur ndeshjen mes Austrisë dhe Francës kanë zgjedhur edhe një hapësirë në qytetin e Dusseldorfit, për të shijuar atmosferën sportive në ambient të hapur.
Ndryshe, Austria-Franca është ndeshja e parë e Euro 2024 që ka zhvilluar 30 minuta pa shënuar gol.
Sa i përket pjesë së parë të ndeshjes, Franca e ka mbyllur me epërsi minimale kundër Austrisë. Franca kaloi në epërsi falë autogolit të Maximilian Woeber. Ai shënoi autogol në minutë e 38-të.
Tre minuta para se Franca t’i gëzohej epërsisë, Austia pati rast të mirë. Gjuajtjen e Christoph Baumgartner nga afërsia në minutën e 35-të e priti portieri Mike Maignan.
Kylian Mbappe po ashtu lëshoi dy raste shënimi. Rastin e parë e pati në minutën e nëntë. Gjuajtjen e Mbappes e priti portieri austriak, Patrick Pentz.
Edhe në situatën e dytë të minutës së 45-të, Mbappe nuk ishte konkret. Ndeshja i takon Grupit D të “Euro 2024”.
Formacionet zyrtare:
Austria: Pentz; Posch, Danso, Wöber, Mwene; Seiwald, Grillitsch; Laimer, Sabitzer, Baumgartner; Gregoritsch.
Franca: Maignan; Koundé, Saliba, Upamecano, Theo Hernández; Kanté, Rabiot; Dembélé, Griezmann, Mbappé; Thuram.
Gjyqtari kryesor i ndeshjes mes Austrisë dhe Francës ishte Jesus Gil Manzano, nga Spanja ndërsa ndihmës gjyqtar Diego Barbero, Angel Nevado dhe Video-Ndihmës gjyqtari Juan Martinez Munuera nga Spanja.