Francë, e drejta për abort do të vendoset në Kushtetutë

Franca pritet të jetë vendi i parë që garanton me kushtetutë të drejtën për abort

Franca pritet të jetë vendi i parë që garanton me kushtetutë të drejtën për abort.

Siç njofton nga Parisi korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lisa Bryant, ligjvënësit nga Senati dhe dhoma e ulët mblidhen në Pallatin e Versajës të hënën, më 4 mars, për një votim përfundimtar, pasi Senati francez e miratoi atë të mërkurën.

Annie Chemla nuk ka bërë ndonjëherë abort, por ajo ka luftuar për ato gra që kanë vendosur ta bëjnë një gjë të tillë. Ajo së fundmi ka botuar një libër për përvojën e saj si aktiviste për të drejtat e abortit, në fillim të viteve 1970.

“Aborti ishte i paligjshëm në Francë. Shumë gra u ndihmuan nga gra të tjera që të bënin aborte të rrezikshme ose kanë paguar shuma të mëdha mjekëve për ta kryer atë. Kishte nga ato që shkonin në Britani ose Holandë ku ishte e ligjshme”, tregon ajo.

Aborti u legalizua në Francë në vitin 1975 me atë që njihet si “Ligji i Veil-it”, për nder të të mbijetuarës së Holokaustit dhe ish-ministres franceze të shëndetësisë, Simone Veil. Që atëherë ka pasur përmirësime në legjislacion. Nuk ka pasur asnjë përpjekje serioze për të ndryshuar legjislacionin francez.

Por mbështetësit e të drejtës për abort shqetësohen se mund të ndodhë, duke përmendur si shembull përmbysjen nga Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara, të vendimit Roe kundër Wade, duke ua lënë shteteve në dorë të vendosin mbi të drejtën për abort. Pas këtij vendimi, disa shtete amerikane i kanë ndaluar ose kufizuar abortet.

“Fakti që vendimi për abortin në SHBA u përmbys, ishte një tronditje për ne, sepse menduam nëse është e mundur aty, atëherë është e mundur edhe në Francë”, tregon Annie Chemla, aktiviste për të drejtat e abortit.

Vitin e kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të përfshijë të drejtën për abort në Kushtetutë. Të mërkurën, Senati francez miratoi një masë më të butë, garantimin e lirisë për abort, pasi dhoma e ulët miratoi të njëjtin legjislacion në janar.

Megjithatë, francezët kërkojnë dhe më shumë. Sondazhet tregojnë se shumica e njerëzve të anketuar në këtë vend, mbështesin ndryshimin e Kushtetutës.

Vatikani e ka kritikuar atë. Aktivistët kundër abortit paralajmërojnë se është një veprim i rrezikshëm.

“Ligji që legalizon abortin bie ndesh me liritë e tjera: të drejtën e jetës, të drejtën për shprehje të lirë etj. Ne mendojmë se duhet të ketë mundësi të tjera përveç abortit”, thotë Caroline Roux, nga organizata “Alliance Vita”./VOA

Por aktivistja Annie Chemla shqetësohet se edhe nëse vendoset në Kushtetutë, e drejta për abort mund të hiqet një ditë. Beteja mes atyre që janë pro dhe kundër ende vijon…

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika