Frashër Krasniqi takon Kusari-Lilën, e pyet për Radojçiqin (VIDEO)

Krasniqi i PSD-së ka publikuar një video në Facebook duke e pyetur Kusari-Lilën se “a po vazhdon koordinimi me Millan Radojiçiqin”. Përgjigjet e saj nuk dëgjohen mirëpo e njëjta shihet duke qeshur

Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemkorate (PSD) ka pyetur shefen e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila për telefonatat me Radojqiçin, në rast se me të ka zhvilluar biseda të tjera.

Krasniqi ka publikuar një video në Facebook duke e pyetur Kusari-Lilën se “a po vazhdon koordinimi me Millan Radojiçiqin”.

“E pyeta, a janë duke u koordinu hala me Radojçiqin. Nuk m’u përgjigj. Por heshtjen e saj e mora si pohim. Sepse Qeveria Kurti veç n’publik është kundër Serbisë. Veç kur i duhet Serbia për me i sulmu ata që mendojnë ndryshe. Ama koordinimin me Radojçiqin e ka në nivel”, ka shkruar ai.

Ndonëse përgjigjet e Kusari-Lilas nuk dëgjohen, e njëjta shihet duke qeshur.

Bisedat në mes Slavko Simiqit dhe Mimoza Kusari-Lilës janë publikuar nga gazeta “Nacionale”.

Në audio-incizim dëgjohet Simiq duke thënë se Kusari – Lila është dëgjuar pesë herë me Milan Radojçiqin.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika