Freedom House: Shqipëria strehë e regjimeve hibride

Sipas raportit "Freedom House", Shqipëria vazhdon të mbetet një vend me regjim hibrid, ku qeverisja është demokratike, por e dominuar nga politika partiake klienteliste.

Qeveria e Shqipërisë

Sipas raportit më të fundit të organizatës amerikane “Freedom House” për Vendet në Tranzicion, Shqipëria nuk ka pësuar asnjë ndryshim në pikë, krahasuar me vitin paraprak, në të shtatë kategoritë ku bazohet vlerësimi nga kjo organizatë.

Sipas këtij raporti, Shqipëria vazhdon të mbetet një vend me regjim hibrid, ku qeverisja është demokratike, por e dominuar nga politika partiake klienteliste.

Freedom House calls on OSCE to apply human-centric peace-building mechanisms to ensure long-lasting stability on Armenia-Azerbaijan border

Sa i përket proceseve zgjedhore, thuhet se në përgjithësi janë konkurruese, por ato shpesh dëmtohen nga blerja e votës, manipulimi, mashtrimi i votuesve dhe mangësi të tjera.

Tek pika për shoqërinë civile, thuhet se ajo luan një rol disi aktiv në raport me debatin dhe interesat publike, por ajo vuan nga financimi i pamjaftueshëm dhe mospërfshirja e duhur në konsultimin e politikave, siç kërkohet me ligj.

Sipas raportit, media është pjesërisht e pavarur dhe ofron njëfarë niveli të kontrollit të bartësve të posteve publike, por shumica e pronarëve të mediave përdorin platformat e tyre mediatike për të lobuar te qeveria dhe partitë politike.

Sa i përket qeverisjes lokale, thuhet se ajo është demokratike, por seriozisht e pafinancuar dhe e papërshtatshme për të ofruar shërbime adekuate për qytetarët.

Në pikën e gjashtë, sa i përket gjyqësorit, thuhet se është nën një proces verifikimi të vazhdueshëm pastërtisë së figurës së anëtarëve të tij deri në fund të vitit 2024 dhe si rrjedhojë, funksionon vetëm pjesërisht.

Qysh nga fillimi i procesit të vetingut, janë rritur pritshmëritë se sistemi i drejtësisë do të jetë më efektiv dhe më i pavarur, por sipas raportit ende nuk ka prova konkrete për veprim të lirë.

Sa i përket korrupsionit, thuhet se është ende i përhapur dhe shkakton mosfunksionim në degë të ndryshme të qeverisë.

Por megjithatë raporti tregon se se agjencitë e reja të zbatimit të ligjit, të krijuara, që nga viti 2019 po tregojnë rezultate inkurajuese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Qysh nga viti 1995, raporti i “Freedom House” për Vendet në Tranzicion ka vlerësuar gjendjen e demokracisë në 29 vende, që shtrihen nga Evropa Qendrore në Azinë Qendrore.

Organizata e bazon vlerësimin në shtatë kategori, siç janë procesi zgjedhor, shoqëria civile, pavarësia e medias, qeverisja demokratike në nivel kombëtar, qeverisja lokale, sistemi gjyqësor dhe pavarësia e tij, si dhe korrupsioni.

Vlerësimi bëhet nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është niveli më i ulët i demokracisë dhe me 7 vlerësohet niveli më i lartë i saj.

Sa i përket ndryshimit të qeverisjes ndër vite të Shqipërisë, qeverisja demokratike në nivel kombëtar mbetet në njëjtat nivele si para dy vitesh me 3.25 pikë (2020-2022), por megjithatë ky tregues ka shënuar ulje krahasuar me pesë vitet e tjera, prej 2015 deri 2019, kur llogaritej në 3.50 pikë.

Në treguesin e shoqërisë civile, Shqipëria vlerësohet me të njëjtën shifër si një vit më parë, 4.75 pikë, por kjo pasqyron një rënie në raport me 8 vitet paraprake (2013-2020) kur ky tregues kishte ruajtur një konstante prej 5 pikësh.

Sistemi gjyqësor dhe pavarësia e tij, sipas raportit ka mbetur në të njëjtat nivele prej vitit 2013, duke u vlerësuar me 3.25 pikë. Po kështu edhe korrupsioni që vlerësohet me 2.75 pikë prej vitit 2013.

Elementi i demokracisë për vitin 2022 vlerësohet në nivelet e vitit 2021, me 3.75 pikë, por që gjithsesi pasqyron një rënie krahasuar me një tendencë rritjeje, që u vu re prej vitit 2014 deri në vitin 2020.

 

 

Në raport thuhet se themelet e demokracisë në Shqipëri u vunë në provë në 2021, viti kur u mbajtën zgjedhjet e dhjeta parlamentare shumëpartiake, që nga rënia e komunizmit.

Në raport sa i përket medias dhe lirisë së saj, pavarësia e shtypit vlerësohet me 3.5 pikë njësoj si në vitin 2021, një rënie krahasuar me të paktën dy vite pararendëse kur ky tregues vlerësohej me 3.75 pikë.

Viti 2021 ishte sfidues për gazetarët për shkak të kërcënimeve, ngacmimeve dhe kushteve të tmerrshme të punës thotë raporti i “Freedom House”.

Sipas tij, rreth tetë persona kontrollojnë pjesën më të madhe të tregut mediatik në Shqipëri dhe i përdorin këto platforma për të lobuar për interesat e tyre dhe për të mbajtur lidhje të ngushta me partitë politike.

Mediat gjithashtu mbështeten në shantazhimin, ose diskreditimin e personave, që flasin kundër interesave të tyre, ose partive politike, që ato mbështesin.

Përmbajtja e shtypit shqiptar vijoi të përkeqësohej në vitin 2021, me një rritje të numrit të emisioneve televizive, që kryesisht ndajnë opinione të pabazuar në prova, ose fakte të verifikueshme, thuhet në raportin e këtij viti të organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika