Frika nga grumbulli i njerëzve

Agorafobia është ankthi që përjeton një person kur gjendet  në një vend të mbushur me njerëz.

Ky lloj i frikës karakterizohet nga sulme paniku ose simptoma të ngjashme.

Simptomat më të shpeshta janë: sulme paniku të përsëritura ose të papritura, duke u paraqitur si vrull i menjëhershëm dhe intensiv i frikës me simptoma të ndryshme fizike, të shoqëruara si gulçim, të përziera, dhimbje gjoksi, marramendje dhe frikë nga vdekja.

Individët me agorafobi, përpiqen t’i shmangin situatat dhe vendndodhjet e tilla.

Në fillim, kjo gjendje nuk ishte një diagnozë zyrtare psikiatrike, por, u konsiderua si një faktor i çrregullimi të ankthit.

Já ouviu falar de Agorafobia? Como isto poderá afetar o varejo físico - Mercado&Consumo

Gjendja e një personi me agorafobi përcaktohet si “frikë ose ankth i theksuar për ekspozimin aktual apo të parashikuar të hapësirave publike”

Për të diagnostikuar zyrtarisht një pacient me agorafobi,  duhet bërë konsultime për më shumë se gjashtë muaj.

Ashtu si të gjitha diagnozat psikiatrike, intervista është kryesore. Por,  studimet në përgjithësi kanë arritur në përfundimin se terapia kognitive adreson dhe zbut në mënyrë efektive simptomat e synuara, pakëson simptomat e tjera të ankthit dhe përmirëson cilësinë e jetës së pacientit.

Zakonisht, agorafobia identifikohet me shumë te moshat e reja. Ndërkaq, ende nuk dihet nëse shkaqet mund të jenë nga përvojat e fëmijërisë, karakteristikat e personalitetit ose faktorët e rrezikut psiko-social që çojnë në një diagnozë.

Sidoqoftë, propozimet tregojnë për disa faktorë të mundshëm, si mbrojtja e tepërt e prindërve, prania e frikës së fëmijërisë ose tmerret e natës, fëmijëri të palumtur ose traumatike dhe histori familjare.

Agorafobia është e pranishme në afërsisht 1.7% të popullatës së përgjithshme.

Kur është e pranishme, ajo shkakton shqetësim të konsiderueshëm dhe paaftësi të mundshme në jetën e një individi. Për shkak të evoluimit të saj është thelbësore që agorafobia të diagnostikohet herët, dhe ndërhyrja të fillojë menjëherë.

Është thelbësore që profesionistët e kujdesit shëndetësor, veçanërisht ofruesit e kujdesit parësor, të jenë të aftë për diagnostikimin dhe fillimin e ndonjë trajtimi të nevojshëm.

Pacientët duhet të kenë një lidhje, për të marrë burime të përshtatshme për shqetësimin dhe paaftësinë e tyre. Referimet psikologjike e psikiatrike duhet të bëhen nëse është e nevojshme.

Trajtimi mund të përfshijë psikiatrit, punonjësit socialë, infermierët dhe psikologët. Ata të gjithë marrin pjesë në edukimin e pacientit dhe monitorojnë ata.

Agoraphobia - CloudHospital

Stafi infermierëve mund të vlerësojë pajtueshmërinë, t’i përgjigjet pyetjeve të pacientit dhe të shikojë për efektet anësore nga ilaçet, duke njoftuar menjëherë mjekun për çdo shqetësim.

Këto ndërhyrje ndërprofesionale mund të përmirësojnë rezultatet e pacientëve me agorafobi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika