“Frikacakë, s’keni guxim për ballafaqim”, Opozita kritikon kabinetin qeveritar për mospjesëmarrjen në Kuvend

Për mospjesëmarrjen e plotë të kabinetit qeveritar në seancën parlamentare të së premtes, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, e ka cilësuar këtë veprim si mungesë guximi përballë pyetjeve parlamentare. Në seancë, përveç ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, një numër i madh i deputetëve mungonin. Disa prej tyre, përfshirë deputetë të LDK-së, e braktisën sallën në shenjë proteste ndaj mospjesëmarrjes së mazhorancës

Kuvendi i Kosovës

Seanca me pyetje parlamentare tashmë është mbyllur, por nuk ka zgjatur shumë pasi në Kuvend nuk kanë qenë të pranishëm deputetët e kabinetit qeveritar.

Edhe pse opozita kërkoi shtyrjen e seancës, nga nënkryetarja e Kuvendit u lexuan pyetjet parlamentare që ishin në rend dite, por shumica prej tyre nuk morën përgjigje shkak i mospjesëmarrjes së deputetëve të kabinetit qeveritar.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka kritikuar ashpër kabinetin qeveritar për mospjesëmarrjen e tyre në Kuvend.

Ai ka theksuar se mungesa e përgjigjeve në pyetjet parlamentare dhe pjesëmarrja e kufizuar e ministrave tregon frikën dhe mosguximin e tyre për t’u ballafaquar me pyetjet e deputetëve opozitarë.

“Frikacakë, nuk kanë guxim as pyetjeve parlamentare t’u përgjigjen. Kur nuk kanë punuar asgjë 3 vjet, s’kanë guxim as të ballafaqohen me pyetje”, ka thënë deputeti i LDK-së, Mustafa.

Në seancë, përveç ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, një numër i madh i deputetëve mungonin.

Disa prej tyre, përfshirë deputetë të LDK-së, e lëshuan edhe sallën si protestë ndaj mospjesëmarrjes së mazhorancës.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika